Kamza nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur menjëherë trajnerin e ri pas shkarkimit të Ramadan Ndreut. Do të jetë Juljan Ahmati ai që do të drejtojë kryeqytetasit për 8 javët e mbetura të kampionatit.
Ish-futbollisti i Tiranës dhe i Dinamos, por edhe i disa ekipeve të tjera, drejtonte skuadrën e Burrelit në Kategorinë e Parë. Ahmati, që më parë ka drejtuar edhe ekipin e Korabit, ka prishur marrëveshjen me klubin matian dhe që nga e mërkura merr drejtimin e Kamzës. Lajmin e konfirmon për Report Tv vetë presidenti Naim Qarri. Synimi i Kamzës është mbijetesa në Superiore.
Komento