TIRANE-Kanabisi, Reforma në Drejtësi, puna e qeverisë shqiptare, gjyqtarët e korruptuar por jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur as zgjedhjet parlamentare. Ambasadori amerikan Donald Lu e ka një përgjigje për të gjitha çështjet që e kanë pyetur shqiptarët online në rrjetin social, Facebook.
Me anë të një video-konference Live, në anglisht, LU komentoi secilën çështje.
Kanabisi
I pyetur për kanabisin, ambasadori Lu tha se Agjencia amerikane DEA po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për të arrestuar ata që i quajti “peshqit e mëdhenj”trafikantët e heroinës dhe kokainës në këtë vend.
“Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. DEA me autoritetet shqiptare do kapë 'peshqit e mëdhenj' të heroinës e kokainës. Ka debate për kanabisin, por në vend të tyre duhet bashkëpunim për të gjetur zgjidhje”.
Gjyqtarët e Reforma ne Drejtesi
Lidhur me gjyqtarët, Lu e pranon haptazi se kjo kategori nuk e pëlqen atë, pas komentit të bërë për orët.
“Komenti im për orët e gjyqtarëve ka bërë që ata ‘mos më pëlqejnë’”. Por tha, Lu, “Reforma në Drejtëi ka rëndësi për këtë vend, për të larguar pikërisht ata, gjyqtarët e korruptuar”.
Lu u shpreh se Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas. Kthimi i Vettingut në Venecia, për ambasadorin amerikan është konsideruar si një vonesë e vogël, por jo kthim pas.
“Kjo reformë është e pakthyeshme. Eshtë pjesë e Kushtetutës suaj dhe u votua me konsensus unanim në parlament. Nuk ka kthim prapa. të gjithë partnerët ndërkombëtarë do t'ju ndihmojnë në zbatimin cilësor të kësaj reforme. Ka një shprehje në filmin 'Apollo 13' që i përshtatet më së miri reformës në drejtësi: Dështimi nuk është opsion!”
Ambasadori amerikan për popullin shqiptar jep vlerësimin në maksimum.
“Jam impresionuar nga populli shqiptar këto 2 vite, janë të zgjuar”
Qeveria
Një pyetje e radhës ishte sesi, ambasadori Lu vlerësonte punë e qeverisë nga 1 në 10.
“Disa ministra i vlerësoj me 10, disa me zero”
"Disa ministrave të kësaj qeverie do t'i vendosja 10, të tjerëve 0. Kjo qeveri po bën një punë të madhe me reformat, por pjesë e kësaj qeverie, po zhgënjen shqiptarët duke mos arritur pritshmërinë. Pyetja do ishte: Cilët janë ministrat me 10 e cilët me 0? Por si shtetas i huaj nuk më takon mua t'jua them. Kjo është detyrë e popullit, gazetarëve investigativë dhe shoqërisë civile".
Zgjedhjet parlamentare
Ambasadori amerikan u pyet dhe mbi zgjedhjet parlamentare të vitti 2017, duke përçuar me anë të kësaj video-konference dhe një mesazh për politikën shqiptare.
“Në zgjedhjet e 2017 mos kandidojnë persona me rekorde kriminale”, tha Lu, duke shtuar se roli i SHBA në këto zgjedhje do të jetë i vogël.
Bashkëbisedimi i ambasadorit Lu nga faqja Report TV ( pjesa e 1 )
Bashkëbisedimi i ambasadorit Lu nga faqja Report TV ( pjesa e 2 )
Bashkëbisedimi në anglisht nga faqja e ambasadës
/Shqiptarja.com

VIDEO