Rojet e parcelave me kanabis në Mat, i kanë zënë rrugën dhe i kanë drejtuar armën prokurorit Abaz Muça. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Myzë të Matit, ku u zbuluan dhe u asgjësuan 10 600 rrënjë kanabis.
I kontaktuar nga Report TV, prokurori i Matit Abaz Muça ka deklaruar se trafikantët i kanë drejtuar armën teksa shkonin në vendin ku kishin informacion se kultivohej droga.
Gjatë rrugës, një makinë tip “Toyota” i ka ndërprerë rrugën makinës ku ndodhej prokurori Muça dhe një person i armatosur i ka dalë përpara.
Prokurori është kthyer mbrapsht dhe ka njoftuar policinë, e cila më pas asgjësoi edhe sasinë e drogës, por pa mundur të arrestojë personin që i doli përpara prokurorit.
Gjatë ditës së djeshme, policia në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit organizuan një operacion të gjërë, në zonën e fshatit Myzë, në njesinë administrative Lis në Bashkinë e Matit.
Në kuadër të operacionit të ditës se djeshme, ku u asgjësuan 10600 rrënjë kanabis, policia sot ka arrestuar Nexhmije Shehi bashkëshorten e Fatmir Shehut, i shpallur në kërkim për kultivimin e këtyre bimëve.
Shehi është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 2 kilogramë lëndë narkotike. Pranë banesës së tyre janë gjetur gjithashtu të kultivuara edhe 10600 rrënjë kanabis sativa.
Policia ka sekuestruar në banesën e tyre një automjet tip "Toyota", me targa AA 598 AM.
Prokuroria e Përgjithshme: I kanë dalë para njerëz të armatosur
Të kontaktuar nga ‘Report Tv’, zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme pranon incidentin me Muçën dhe sqaron se për këtë rast kanë nisur hetimet dhe për disa persona të dyshuar i janë dhënë emrat policisë për ti arrestuar.
Në ngjarjen e djeshme sqaron zyra e shtypit, prokurori ka qenë i shoqëruar dhe nga një oficer i policisë gjyqësore që konfirmon atë cka ka ndodhur me dëshminë e tij.
Sipas prokurorisë, Muça po shkonte për të verifikuar disa informacione operative lidhur me kultivimin e kanabisit në njësinë administrative Lis, të Matit kur përpara i kanë dalë persona të armatosur që e ka kërcënuar të kthehet mbrapsht.
“Kemi nisur hetimet se kush ishte personi që i doli me automatik prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore. Pas informacioneve operative se në zonë kishte drogë, prokuroria shkoi për ta verifikuar i shoqëruar me Oficerë të Policisë Gjyqësore.
Prokuroria shprehet më tej se, ‘pas incidentit është njoftuar policia dhe është ndërhyrë në zonë për të asgjësuar drogën’
Policia ka sekuestruar ndërkohë automjetin me të cilin agresori i preu rrugën prokurorit dhe oficerit gjyqësor. Automjeti rezulton me targa false.

(Në foto automjeti)
Redaksia Online
d.b/XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO