Kanada, gazetarët i merr
era gjatë transmetimit live

KANADA- Dy reporterë televiziv të një televizioni lokal në Grand Etang të Kanadasë i ka marrë era me vete gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë.

Mark Robinson dhe Chris Scott po raportonin kushtet e vështira atmosferike në Grand Etang, kur era e fortë e cila arrinte në një shpejtësi prej 170 km/orë i morri me vete duke i rrëzuar në tokë.

Por dy reporterët gjithsesi u çuan në këmbë dhe vazhduan punën e tyre. Pjesa jug-lindore e Kanadasë është pushtuar nga një stuhi dimërore e cila ka shkaktuar aksidente të shumta si dhe ndërprerje të energjisë në disa qytete.

Video e hedhur në internet ka marrë më shumë se 300 mijë klikime në vetëm dy ditë.



Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve