OTAVA - Forcat e armatosura kanadeze njoftuan sekuestrimin e më shumë se një ton kokainë në detin e Karaibeve në përfundim të një operacioni të përbashkët me rojat bregdetare amerikane.
Rojat bregdetare amerikane, në një luftanije kanadeze, sekuestruan më shumë se një ton kokainë gjatë një patrullimi në detin e Karaibeve, njoftoi sot ministria kanadeze e Mbrojtes.
Anëtarët e ekuipazhit të anijes që transportonte drogën u arrestuan dhe u mbajtën të ndaluar në një fregatë amerikane pas këtij operacioni që u zhvillua në një zonë të detit të Karaibeve.
"Droga u sekuestrua gjatë një kontrolli të anijes së dyshuar nga rojat bregdetare që ndodheshin në fregatën kanadeze "Goose Bay". I gjithë operacioni zgjati më shumë se 36 orë", sipas një komunikate të ministrisë.
Sekuestrimi u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar "Martillo" që ka për qëllim të luftojë trafikun e drogës në brigjet e Karaibeve dhe të Amerikës qendrore. /ATSH/
/Shqiptarja.com