Shtatë fëmijë të një familje siriane ku më vogli 3 muajsh kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që shkrumboji një banesë në provincën Nova Scotia të Kanadasë, në orët e para të mëngjesit.
Policia e qytetit Halifax sipas një deklarate për mediat u shpreh se akoma nukdihen shkaqe që cuan përfshirjen e ndërtesës në flakë. Dyshimet e para janë rrjedhja e gazit, autoritetet po punojnë për zbardhjen e lotë të ngjarjes.
Prindërit e fëmijëve u plagosën gjatë përpjekjeve për të shpëtuar fëmijët e tyre. Familja Siriane u zhvendos në në provincën Nova Scotia të Kanadasë rreth dy vjet më pare, pasi kishin braktisur vendin e tyre për shkak të luftës në Siri.