Kanada, nis samiti i përvitshëm i G7, priten debate të forta me SHBA për tarifat e çelikut

Kanada, nis samiti i përvitshëm i G7, priten debate të forta me SHBA për tarifat e çelikut

Lliderët e vendeve të G7

Kanadaja është organizatore e samit të përvitshëm të G7-s ku parashikohen debate të ashpra mes udhëheqësve të vendeve europiane dhe presidentit Trump. Tema më kryesore e axhendës së samitit janë tarifat tregtare të ndryshuara për çelikun dhe aluminin nga SHBA.
Vendet e G7 pritet të diskutojnë edhe për një temë tjetër të nxehtë që lidhet me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe atë të Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Vendet e G7-s janë Kanadaja, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Italia, Japonia dhe Gjermania. Samiti i sivjetshëm mbahet në La Malbaie të Quebecut. Përpara nisjes së Samitit në një mesazh të postuar në“Twitter” presidenti francez Macron thotë se nëse Trump dëshiron të mbetet i izoluar, atëherë 6 kombet e tjera do të nënshkruanin marrëveshjen mes tyre, në rast nevoje.

“Sepse këto 6 vende përfaqësojnë vlerat, një treg të përbashkët me peshën e historisë mbi shpatulla, e që tashmë përbën realisht një forcë të vërtetë ndërkombëtare”, thekson presidenti francez.

Sikurse edhe në samitet e shkuara mijëra protestues shprehën revoltën e tyre mesnatën e së enjtes në Quebec duke djegur flamuj amerikanë dhe të grupit të më të industrializuarve. Për të siguruar samitin e G7 policia kanadeze sëbashku me forcat e ushtrisë kanë përfshirë 8.000 forca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë