Kanada, probleme teknike, aeroplani bën ulje emergjente në autostradë/VD

Kanada, probleme teknike, aeroplani bën ulje emergjente në autostradë/VD

Aeroplani kanadez që ka bërë ulje emergjente në autostradë

Një pilote femër është duke u konsideruar si një hero pasi ka bërë një ulje emergjente në një autostradë kanadeze.

Sipas mediave të huaja, falë shkathtësive të saj, të gjashtë pasagjerët në bordin e Piper PA-31 Navajo mbijetuan pa u lënduar pas uljes emergjente në një rrugë me tre korsi në Calgary, Alberta, pas një humbjeje të fuqisë.

Kanë qenë pamjet e marra nga një kamerë e sigurisë në një shitore të makinave, aty afër, ato që tregojnë se si aeroplani po lëshohej në rrugë, në orën 6 të mëngjesit të së mërkurës – derisa veturat po ecnin shumë pranë tij.

Aeroplani thuhet gjithashtu se u ul vetëm pak metra larg rrugës së një treni të pasagjerëve, si dhe aty ku shumë afër gjendej edhe një lagje e populluar.

Siç shkruajnë tutje mediat, pak para se të arrinte në aeroport, pilotja ka njoftuar kullën e kontrollit duke kërkuar një ulje emergjente, pasi që kishte kuptuar se kishte probleme me pompën e karburantit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'