Vrasja e 29-vjeçares shqiptare nga ish-bashkëshorti i saj në Kanada tronditi mbarë opinionin publik. Sipas mediave të huaja pas krimit të rëndë, Anthony Deschepper i cili u ekzekutua nga policia raportohet se ishte duke e pritur një grua e paidentifikuar, e cila dyshohet se po e çonte Deschepper-in me makinë gjatë kësaj kohe.
Agjencia e lajmeve CTV News, thotë se gruaja në fjalë u arrestua teksa marrëdhënia e saj me 38-vjeçarin është e paqartë.
Ndërkohë nëna e Savannah Kullës, Karen, tregon se nuk besonte se një gjë e tillë do t’i ndodhte se bijës.
“Ai ishte aq i dashuruar me të, kjo është ajo që më lë pa fjalë. E donte si i çmendur deri në atë pikë sa është i fiksuar”, tha Karen, duke shtuar se 29-vjeçarja kishte shkuar ta takonte dhe t'i thoshte "kjo ka mbaruar" .
Ngjarja e rëndë u regjistrua në të martën rreth orës 14:00, në parkingun e një qendre tregtare në zonën e Airport Road dhe Queen Street East. E reja nënë e katër fëmijëve ndërroi jetë në vend. Pas vrasjes, autori tentoi të arratisej me foshnjën 1-vjeçare në duar, por u ekzekutua nga policia, ndërsa fatmirësisht fëmija shpëtoi.
Komente









