Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit! Nga janari e deri më tani në vendin tonë janë konstatuar 800 raste të grave të prekura nga kjo sëmundje. Ndonëse shifrat nuk janë alarmante mjekët këshillojnë vizita dhe konsulta të shpeshta sidomos për gratë 35- 40 vjeç e lart .
"Grupmosha që fillon mamografia është mbi 40 vjeç e sipër, 40 - 50 rekomandohet të kryhet 1 herë në dy vjet kur rastet nuk kanë probleme dhe gjiri është i pastër. 50 - 60 rekomandohet vit për vit, është një moshë më problematike e kancerit të gjirit është grupmosha më e prekur aktualisht nga statistikat në Shqipëri. Ka raste kur bëhet dhe egzamini i i mamografisë në moshat më të vogla, fillimisht bëhet një eko nëqfotëse është e detyrueshme pastaj kalohet në proçesin e kryerjes së mamografisë"-tha mjeku radiolog Gerti Hysa
Sipas mjekëve krahasuar me një vit më parë numri i grave të cilat i drejtohen radiologut për të kryer mamografi është rritur, megjithatë ka ende nga ato gra të cilat e kanë të vështirë ti drejtohen mjekut ndonëse dëshira për të edukuar fëmijët e tyre nuk u mungon .
"Jo nuk kontrollohem deri tani jo. Hera fundit kur jam vizituar ka qënë gjatë lindjes"-tha një grua
"Besoj që përdorimi i ushqimeve bio përdorimi i perimeve lëngjeve organike është shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin që besoj është kryesorja por edhe gjatë proçesit të kurimit të këtyre sëmundjeve për të cilat ne sot jemi mbledhur sot këtu . Do të sugjeroja dhe në emër të Lëvizjes tonë "Food Revulution" që të gjithë familjarisht por dhe zonjat dhe vajzat dhe gratë të kenë në fokus dhe kujdes të veçantë në përdorimin e perimeve në përdorimin e lengjëve të freskëta dhe jo atyre të konservuara"-thotë Orana Sinani vullnetare e Food Revolution
Por përveç vizitave dhe konsultave në parandalimin e kancerit të gjirit qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera luan rol edhe ushqimi që ne konsumojmë çdo ditë . Produktet bio dhe vaji ullit luajnë një rol pozitiv në shëndetin tonë
"Vaji i ullirit ekstra i virgjër arrin në ato lloj produktesh që arrin të parandalojë shumë lloj sëmundjesh. Përdorimi i 20 gram vaj ulliri ekstra të virgjër do ti bënte një nder shumë të madh shëndetit të njeriut. Vaj i ullirit ka tre llojë cilësishë që vinë drejtpërsëdrejti nga fruti i ullirit, duhet të jetë diegës, duhet të hetë i ithët dhe duhet të ketë frutësinë aromën e frutit të freskët të ullirit. Ngjyra dhe trashësia nuk janë tregues thelbësorë për të qenë një vaj ulliri i mirë."-thotë Silvana Pinari kryetare e shoqatës së vajit të ullirit
"Është mirë që të mos ta lëmë trupin pasiv indiferentë sepse vrapi është gjithçka, vrapi lehtëson qarkullimin e gjakut, vrapi forcon sistemin nervor, vrapi të bjen nga pesha, vrapi në fund të fundit është një proçes që ngadalëson"-tha një i moshuar

Ashtu si ushqimi ushtrimet fizike kanë rëndësinë e tyre për tu ndjerë jo vetëm ne formë por edhe për të parandaluar sëmundjet që prekin trupin e njeriut .

Çdo grua një hërë në muaj duhet të kryej për pak minnuta vet kontrollin mbi gjirin ne ju duhet ti drejtoheni menjehëre mjekut në rastet kur ju konstatoni zmadhim apo forcim të gjirit , gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull,skuqje, mahisje, enjtje në gjinj apo rreth tyre, rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit. Gjithashtu edhe në rastet kur njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë apo vëreni tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre ju duhet ti drejtoheni mjekut .
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com