TIRANE - Kanceri i gjirit po prek më shumë gra nga viti në vit, ndërkohë që të dhënat zyrtare tregojnë se pacientë rezultojnë të jenë edhe moshat e reja. Plot 440 gra shqiptare kanë zbuluar vitin që kaloi se vuanin nga kanceri i gjirit. Nëse do ta krahasonim më 2012, shifra është rritur me 10%, por për mjeket shqetësuese është mosha e pacienteve, qe është ulur në fashën 35-45 vjeç. Një pjesë e tyre e kanë kapur sëmundjen në stadin e fundit ku gjasat për shërim janë pothuajse zero. Do të mjaftonte një mamografi që një grua të zbulonte nëse vuan apo jo nga kanceri i gjirit, por duket se ende ekziston neglizhenca dhe druajtja për të shkuar të mjeku.
“Kjo është hera e parë që vij të bëj mamografi. Nuk e kam kryer herë të tjera, por sot (dje) kam ardhur me një shoqe edhe ajo më shtyu më shumë që të kryej ekzaminimin” pohon një qytetare. Në të gjithë muajin tetor gratë do kenë mundësi të bëjnë mamografinë falas. Fushata këtë vit është përqendruar tek mësueset mbi moshën 50 vjeç. Por në muajin kundër kancerit të gjirit, mjekët tregojnë edhe cilat janë shenjat të cilat duhet të shqetësojnë një grua.
/Shqiptarja.com

Depistimi i kancerit të Gjirit, Gojani: Gratë duhet të bëjnë mamografinë