Kandidati për anëtar në Gjykatën e Lartë, Ervin Pupe u shpreh gjatë intervistës përballë KLGJ se besimi i publikut tek drejtësia ka rënë djeshëm. Ai i prezantoi veten si një njeri të doktrinës, me moral dhe kritik me veten.
"Besimi i publikut tek drejtësia ka rënë ndjeshëm. Ashtu edhe tek Gjykatat e Larta. Jam etik, kam moral. Jam kritik me veten. Këto janë garancitë e kandidimit tim. Unë jam njeri i doktrinës. Unë e gjej veten në doktrinë. Kam një përvojë profesionale praktike. Kjo eksperiencë në këtë fokus puqet me profilin që ka marrë sot Gjykata e Lartë. Do vijë një kohë që doktrina do trajtohet përmes jurisprudencës. Situata me ndryshimet kushtetuese është fakt. Sistemi gjyqësor ka prodhuar vendime kontradiktorë, abuzivë. Problemi është se pas 2016 Gjykata e Lartë zvogëlonte mundësinë për gjykatat tjera që të bënte interpretimin ndryshe. Fakti që ka shumë është nuk është vetëm në Gjykatën e Lartë. Çështje shumë ka edhe gjykata e Strasburgut, Në gjykatën e Lartë mund të krijohet një seksion që mund të analizojë një grup çështjesh. Nëse çështjet grupohen, Gjykata e Lartë mund të japë vendime pilot. Duhet të ketë raste të tilla. Kjo është një punë që mund të bëhet edhe me ndihmën e KLGJ. Ky grup që do ndihmojë në selektimin e këtyre dosjeve mund të jetë edhe i përkohshëm. Ti nuk mund të pengosh aksesin në Gjykatë. Unë kam bindjen që shumë rekurse janë abuzivë. Mundet që në këtë pikë gjykata të jetë më aktive", u shpreh Pupe.
Ervin Pupe
Lajmi kryesor:
Zhbllokimi i Gjykatës së Lartë/ KLGJ i nis Metës emrat e tre gjyqtarëve të rinj! Stoku me 35 mijë dosje, kandidatët: Problem emergjent
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.8%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
36.2%
Vota total: 138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenca hedh shortin/ Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025! Sokol Sadushi kryetari (EMRAT)
2 Dhjetor, 09:43
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor, 14:08
-
KLGJ miraton listën e 12 kandidatëve që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës
20 Nëntor, 18:32
-
Përfaqësuesja e SHBA-së takon kreun e Gjykatës së Lartë, i nxit të vijojnë ushtrimin e funksioneve me integritet dhe profesionalizëm
20 Nëntor, 18:22
-
Godinë me qira për Gjykatën e Apelit, KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë! PD: Ju kemi llastuar! Kryetari Rusi: S'po bëj kërkesa luksi
15 Nëntor, 12:53
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me anëtarët e KLGJ-së: Amerika mbështetje të fortë për institucionet e drejtësisë
12 Nëntor, 21:39
-
Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë, Cassano vizitë zyrtare në Tiranë
7 Nëntor, 17:21
-
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
31 Tetor, 10:48
-
Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor
22 Tetor, 17:50