Kandidat i përbashkët në zgjedhje? Baçi në Repolitix: Lojë hileqare e Bashës! Nëse e duan, duhet të zgjidhet nga anëtarët e PD-së, jo me konsensus

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, do të jenë një sfidë edhe për demokratët, të cilët futen në zgjedhje të përçarë, ku do të evidentohet mbështetja e tyre për kreun Lulzim Basha si dhe për ish-kryetarin Sali Berisha. Përpjekjet e përfaqësuesve të PD-së për të treguar se duan të dalin me një kandidat të përbashkët në këto bashki, për anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçin, janë hileqare, dhe bëhen vetëm për të legjitimuar Lulzim Bashën si kryetar.

Në një prononcim për emisionin Repolitix në Report Tv, deputeti demokrat Luan Baçi tha se kushdo që dëshiron të kandidojë për kryetar duhet t’i nënshtrohet votës së anëtarësisë. Duke ju referuar, deklaratës së anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, në Repolitix, Përparim Çaçës, se Sajimir Korreshi flitet se do të jetë kandidat i PD-së për bashkinë e Lushnjës, Baçi tha se megjithë respektin për figurën e tij atë duhet ta zgjedhe vota e anëtarësisë dhe jo të jetë një kandidat konsensual.

‘Korreshi thotë se nuk ka pasur asnjë herë një mendim për të kandiduar. Unë ndoqa me vëmendje një mbledhje të Korreshit, tashmë më duket thjesht një lojë që bën Korreshi dhe shumë të tjerë aty. I vetmi qëllim është të njoh Bashën për kryetar. Kanë vrapuar në gjykatë që të marrin një vërtetim. Vrapimi i tyre në këtë drejtim që të vërtetojnë se Basha është kryetar, shpejtësia për të zgjedhur një kandidat konsensnal dhe Saimiri ngulte këmbë për konsensus dhe jo për kandidim. Kjo është e gabuar dhe hileqare si iniciativë, pasi nëse do të bashkim të demokratëve i bashkon vetëm vota. Nëse do Korreshi të kandidojë t’i nënshtrohet votës së demokratëve. Nëse do të regjistrohet duhet ta votojë anëtarësia. Pra mos dashja për tu futur në garë, shmangia nga gara, është një shmangia që duan t’i bëjnë vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Kuvendi i 11 dhjetorit ka vendosur që do të votohet në primare dhe do të vendoset ai kandidiat që zgjidhet nga anëtarësia.  Gjykata qëllimisht nuk shprehet dhe zvarrit vendimin për ti siguruar vulën Bashës që të jetë ai opozita përballë Ramës. PD nuk është sigla dhe vula që me urdhër të Ramës vijon të mbaj Bashën. Në datën 30 janar, do ketë një votim një anëtare një votë. Çdo kandidat që e paraqet edhe Basha, të vijë edhe Korreshi të futet në primare dhe ta zgjedhë anëtarësia nëse e dëshiron. Është një diversion që bën! Korreshin duhet ta votojë anëtarësia.’- tha Baçi.

Pavarësisht përplasjeve të Brendshme, pas Lushnjës edhe në Durrës u përfol se PD po shkon drejt një emri të përbashkët për garën e 6 marsit. Miratimin e një kandidature të vetme nga kampi opozitar e kanë dhënë edhe aleatët.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI