Kandidat për kreun e PD-së, Gjergj Hani në Report Tv: Berisha ka tjetërsuar të djathtën, u ka shitur demokratëve 'sapunin për djathë'! Basha ka qenë nën hijen e tij

TIRANË- Gjergji Hani është kandidati i parë që është futur në garë për kreun e Partisë Demokratike, më 29 korrik. I ftuar në Report Tv, Hani, ish i përndjekur politik, thotë se nevoja e thirri për të kandiduar për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa thekson së sot e djathta shqiptare ndodhet në një moment të vështirë. Përgjegjës për këtë, thotë Gjergj Hani, i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, është Sali Berisha, për të cilin thotë se ka tjetërsuar prej 30 vitesh të djathtën shqiptare për keq.

‘U nisa nga ndjenja e detyrimit jo vetëm karshi eksperiencës sime, por edhe në memorie të shumë atyre që kanë qenë pjesë e jetës sime që sot nuk janë më. Nuk pretonim të kishte një opozitë në gjendje të tillë.  Është momenti më i vështirë dhe më i mirë për të djathtën shqiptare që të mund ta kapërcejë dhe të rilindë për atë që është. Këndvështrimi im është konservator!’- tha Hani.

Sipas Hanit për vite me radhë Sali Berisha ka manipuluar shqiptarët, e këtë gjë shton se duhet t'ua themi të gjithë demokratëve se ‘ua ka shitur sapunin për djathë’ e që vazhdon të bëjë të njëjtën gjë. Një bashkim me Rithemelimin, nënvizon Hani, nuk mund të ketë, pasi jeniçerët e Berishës, siç i cilëson ai, nuk kanë asnjëlloj dialektike për bashkim.

‘Sali Berisha nuk ka qenë kurrë kryetari im! E kam marrë në 2012 teserën e PD-së. Se kam pranuar kurrë figurën e Berishës në krye të PD-së. Kam dhënë një kontribut me aq sa kam mundur. PD e Sali Berishës dhe në kohën kur ishte Basha në hijen e Berishës nuk ofronte shumë mundësi për njerëz që kishin mendim ndryshe. Kam dhënë kontribute me aq sa mundesha në rrjetet sociale. Një pjesëmarrje aktive e imja ndodhi në momentin që ishte krisja e madhe. Nuk erdhi si nevojë e brendshme e PD-së, erdhi si një shtyrës nga jashtë nga SHBA të cilët e shpallën non grata Berishën. Do kisha pritur më shumë nga e djathta shqiptare. Berisha është tjetërsues i identitetit të së djathtës shqiptare, natyrisht që për keq. Tjetërsoi këndvështrimin dhe tjetërsimin që njerëzit kishin për të djathtën. Shqiptarët kishin një ide të vagullte se çfarë ishte liria dhe ishte fare e lehtë që ti manipuloje e ta keqpërdorë këtë ëndërr. Ka keq përdorur ëndrrën e shqiptarëve duke i manipuluar dhe vazhdon sërish. Nuk ka asgjë për të bashkuar me Rithemelimin. Shoh që Berisha me jeniçerët e tij nuk ka asnjë lloj dialektikë bashkimi. Duhet një punë sqaruese me demokratët që u vjen nga pas, u duhet thënë e vërteta. Deri më sot Sali Berisha ua ka shitur sapunin për djathë.’- tha Hani.

Sa i takon Bashës, Gjergj Hani u shpreh se ai ka qenë gjithmonë nën regjimin totalitar të Sali Berishës e se heshtja e tij në këtë situatë është zhgënjyese.

‘Basha ka qenë nën hijen e pushtetit absolut totalitar të Berishës. Nëse ka diçka që më zhgënjen është kjo heshtja e tij e pazakontë. Heshtja që ndan të djathtën reale me filozofinë e Berishës. Për mua Berisha e ka hedhur hapin e ndarjes me të djathtën duke nisur që nga ’93.’- tha Hani.

Ai shtoi se e djathta shqiptare duhet të rigjejë vetveten mbi atë që është liria e demokracia. Ai cilësoi po ashtu si absurde faktin që Berisha do të rrëzojë me protesta Ramën, ndërsa shtoi se politikës duhet t’i kthejmë dinjitetin dhe moralin.

‘10 vite qeverisje e Ramës dhe 30 vite demokraci s’kanë bërë gjë tjetër... ashtu siç uji gërryen gurin këto kanë zhveshur politikën nga çdo lloj morali. Mjafton që politikës ti kthejmë dinjitetin dhe moralin.’- tha Hani.

Javën e shkuar, pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë Pas tensioneve, disa deputetë zgjodhën të linin mbledhjen pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi ishin deputetë që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës. Gjatë largimit nga mbledhja, ata janë sharë e ofenduar nga militantët e Lulzim Bashës që ishin mbledhur para selisë blu. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës