Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Kurbinit, është gjyqtarja e radhës që do kalojë në sitën e Vettingut.

Seanca dëgjimore ndaj saj do të zhvillohet më 1 qershor në ora 10:00. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) do të përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. 

Gjyqtarja e Kurbinit Marcela Shehu është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.