Kandidatët e PD në Fier, Shkodër e Pogradec nisin takimet me banorët

Kandidatët e Partisë Demokratike në disa bashki kryesore të vendit kanë nisur takimet e para banorët.
Fier- Alibeaj takime me përfaqësues të sportit dhe anëtarë të Grupseksionit 2 të PD
Kandidati i PD-së në Fier, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me anëtarë të Grupseksionit Nr. 2 të Partisë Demokratike në Fier. Sipas Alibeaj, kryefjala e këtij takimi ishte zgjimi i frymës së fitores tek çdo qytetar fierak. "Së bashku të trokasim në çdo derë dhe zemër fierake për t'i kthyer atyre besimin e humbur për një jetë më të mirë, për t'u rikthyer shpresën e vrarë për një të nesërme më të mirë", theksoi ai.
Ndërsa në takimin me përfaqësues të sportit fierak, Alibeaj u shpreh se ka projekte të mbetura në leter, premtime boshe elektorale të pambajtura prej qeverisjes socialiste vendore edhe në fushën e sportit.
Pogradec- Kapri takim në fshatin e Beragozhdit
"Përfaqësues të sportit fierak pohojnë gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës sportive në qytetin e Fierit. Premtimit për masivizim të sportit i pergjigjet mungesa e terreneve sportive dhe keqmenaxhimi i ambienteve sportive shkollore. Premtimeve për pallat sporti dhe qendra relaksuese sportive shumëdimensionale i përgjigjen mungesa e palestrave stërvitore dhe kushteve minimale për stërvitje. Ky është modeli mjeran i qeverisjes socialiste në të gjitha fushat e jetës", theksoi Alibeaj.
Pogradec- Kapri takim në fshatin e Beragozhdit
Kandidati i PD për bashkinë e Pogradecit, Eduard Kapri, ishte sot në fshatin e Beragozhdit. "Ndamë mendime për Bashkinë e Pogradecit me strukturat e Partisë Demokratike, por edhe me banorët të tjerë të fshatit. Takimet tona janë të hapura për të gjithë dhe bashkë do ndërtojmë programin për qeverisjen e bashkisë. Nuk ka më premtime boshe, por vetëm angazhime për të zgjidhur hallet. Zëri juaj do dëgjohet. Dera ime është e hapur për të gjithë", u shpreh Kapri.
Shkodër- Ademi takime me grupseksionet 3 dhe 5 të PD
Kandidatja e Partisë Demokratike në bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, zhvilloi sot takime me përfaqësuesit e grupseksionieve nr.3 dhe nr. 5 të PD-së në Shkodër. Kandidatja Ademi shoqërohej në këto takime nga deputeti i PD-së, Arben Imami. /atsh/ 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit