Kandidatët për kryetarë bashkish të së majtës kanë nisur punën e tyre me takimet e para elektorale në disa bashki të vendit.
Kështu kandidati i Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në bashkinë e Fierit, Armando Subashi ka zhviluar sot disa takime në Komunën Cakran.
Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", Subashi shkruan se, "takimet kanë vazhduar edhe në fshatrat Varibop dhe Gorishovë, ku u konsultuam me strukturat e Partisë Socialiste për fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit".
 
Kandidati për krytarë bashkie i PS në bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo takim me banorë të lagjes 14
"Impresion i veçantë në fshatin Varibop, ku veç strukturave të PS, pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme edhe nga banorë të fshatit, të cilët nuk reshtën së shprehuri mbështetjen e tyre maksimale në këto zgjedhje", shkruan Subashi.
Ndërsa, kandidati për kryetar bashkie i PS dhe aleatëve të saj, në bashkinë e Korçës, i cili është edhe kryetari aktual i kësaj bashkie, Sotiraq Filo ka zhvilluar sot një takim me banorë të lagjes 14.
"Takim i ngrohtë me banorë të Lagjes 14. Pas investimeve të rëndësishme në këtë zonë së shpejti ndërhyrje për rikonstruksionin e pjesës së mbetur dhe përmirësimin e ndriçimit publik", shkruan Filo në rrjetin social "Facebook".
/atsh/