Kandidatët e PS në Shkodër, Fier e Lushnje, takime me banorët

/ATSH-Gjergji Mima/ - Kandidatët e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në disa bashki të vendit, kanë nisur takimet e para me banorët.
Kështu kandidatja e PS-së për Bashkinë e Shkodrës Keti, Bazhdari ka diskutuar me sportistët shkodranë për të plotësuar platformën për fushatën elektorale. Bazhdari u ka bërë të qartë sportistëve se do të trajtohen mirë si ana morale ashtu edhe në anën finaciare, gjë për të cilën me parë sportistët kanë patur ankesat e tyre.
 

"Bashkia duhet të marrë përsipër të bëjë gjëra që duhen bërë dhe jo premtime që nuk mund të mbahen. Në rradhë të parë transparencë dhe marrje vendimesh me kolegjialitet duke vënë rëndesinë në krijimin dhe thellimin e marrdhënieve publik-privat ku t'i jepet rëndesi jo vetëm sportit në nivelin garues por edhe në nivelin edukues dhe argëtues. 72 % e buxhetit të bashkisë është shpenzuar në paga dhe mirëmbajtje ku nuk hyn sporti të cilit i kushtohet pak hapësirë, ndërsa në Këshillin Bashkiak trajtohet me jo me seriozitet", u tha sportistëve Bazhdari.
Në platformën e saj, Bazhdari ka parashikuar ngritjen e një muzeu sportiv nën moton "100 vite histori, 100 vite krenari".
Të pranishëm në takimin me kandatët ishin volejbollistët Sadije Goga e Irfan Damnori, mjeshtrat e basketbollit Renato Radoja e Refik Vorfa dhe ish- basketbollistët Korab Llazani dhe Avenir Kalaja. Po kështu ishin edhe ish-rekordmenët në mundje Sait Fishta dhe Dedë Bregu, mjeshtri i futbollit Hysen Zmijani , gjimnasti Vaselin Zako dhe tenisti Paulin Ndoja. Sugjerime dhanë mjeshtrat e notit Mark Shestani, Enver dhe Mehdi Muriqi si dhe Kolë Shiroka.
Fier: Subashi takim me banorët në komunën e Libofshës
Kandidati i Partisë Socialite në bashkinë Fierit, Armando Subashi takim me banorët në Komunën e Libofshës
Kandidati i Partisë Socialite në bashkinë Fierit, Armando Subashi ka vijuar sot takimet me banorët në Komunën e Libofshës. Gjithashtu takimet e kandidatit Subashi kanë vazhduar edhe në fshatrat Agim dhe Ndërnenas.
Kanddati Subashi thekson se në këto takime është diskutuar me strukturat e Partisë Socialiste për fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. Pjesë e këtyre diskutimeve janë bërë edhe banorë të fshatrave, të cilët shprehën mendimet e tyre lidhur me problematika të ndryshme, që do të shihen me kujdes gjatë hartimit të programit qeverisës për Bashkinë e Fierit, shprehet Subashi.
Lushnje- Prezantohet kandiati socialist Fatos Tushe
Lushnje- Prezantohet kandiati socialist Fatos Tushe
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka prezatuar sot kandidatin e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj për Bashkinë e re Lushnje. Prezantimi është bërë në një takim me strukturat e Partisë Socialiste në fshatrat Zhamë, Gramsh dhe Thanasaj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë