Kandidatët për deputetë, PD
cakton grupet e punës, ja drejtuesit
Listat, sprova e parë e Bashës-NGA MERO BAZE

Kandidatët për deputetë, PD<br />cakton grupet e punës, ja drejtuesit<br />Listat, sprova e parë e Bashës-NGA MERO BAZE
TIRANË-Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatët për deputetë.

Afro 1 700 individë janë propozuar nga më shumë se 27 mijë qytetarë në aplikacionin online në faqen zyrtare të PD dhe afro 1 500 propozime kanë ardhur nga baza demokrate gjatë një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi para protestës së opozitës më 18 Shkurt.

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ka ngritur një grup pune i cili prej dje ka nisur punën në terren në kontakte me strukturat e PD dhe me faktorët e komunitetit për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidateve potenciale të PD.

Ky proces synon në evidentimin e kandidateve me përfaqësues në bazë të integritetit, aftësive dhe reputacionit të tyre në komunitet.

Tek ndarja e grupit bie në sy qe Shkodra i është besuar Edi Palokës dhe jo një shkodraneje të vjetër në politikë si Jozefina Topalli, Grida Dumes i është besuar një qark me rëndësi si Vlora, ndërsa nuk dihet 'fati' i rebelëve të PD, si Bregu, Patozi, Selami. Të gjithë emrat janë personat qe kane qenë më afer Bashes gjatë kohës që ai ka drejtuar PD.  

Por burimet nga PD kujdesen të thonë bëjnë të ditur se anëtaret e grupit të punës janë përcaktuar jashtë konfliktit të interesit, dhe se në rast kandidimi, asnjeri prej tyre nuk do të garojë në qarkun ku janë angazhuar këto ditë në këtë proces.

Përbërja dhe ndarja e grupit të punës është si vijon:

-Shkodër-Edi Paloka,

-Lezhë-Arben Ristani,

- Kukës-Dhurata Cupi,

-Dibër-Ervin Salianji,

-Durrës-Florjon Mima,

-Elbasan-Albana Vokshi,

-Fier-Flamur Noka,

-Berat-Tritan Shehu,

-Korcë-Edmond Spaho,

- Vlore-Grida Duma,

-Gjirokaster-Gent Strazimiri,

-Tirane-Aldo Bumci.

Listat, sprova e parë e Bashës për të bërë PD-në e tij-Nga Mero Baze
Sfidë Basha e ka edhe me listën e deputetëve. Debati që bëhet për ata që do të jenë në listë në raport me listën e vjetër të PD-së, është pak e rëndësishme. Basha mund të pastrojë listën nga kritikët e vet dhe njerëz që nuk i ka të sigurtë, por kjo nuk i duhet askujt. Problemi i Bashës është me ata që do të fusë në listë, pasi ata do të jenë PD e re e tij. Emrat që ka në qarkullim, apo që pretendojnë, janë pesha shumë të lehta, që nuk i thonë asgjë publikut dhe PD-së, për të mos thënë që nuk i sjellin asaj asgjë

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik