Kandidati i djathtë për Bashkinë e Korçës, Gjergj Mero ishte i ftuar në programin e Akademisë Evropiane me studentët e Universitetit Fan Noli, organizuar nga Instituti i Studimeve ndërkombëtare në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.
"Çdo frymëzim dhe motiv për të ecur përpara me energji pozitive dhe me vizion e kam gjetur mes jush", iu drejtua Mero studentëve. Sipas tij, studentët e Korçës zotërojnë potenciale të mëdha që duhet të vihen në shërbim të qytetit për një orientim zhvillimi urban në harmoni me traditën dhe vlerat e artit e kulturës.
Korça, tha Mero, i përket të gjithëve dhe pikësëpari të ardhmes që janë të rinjtë dhe interesave të përkohshme të politikës. Siç u shpreh ai, drejtuesit e Korçës deri më tani kanë lënë jashtë dyerve të rinjtë dhe studentët me aftësi të jashtëzakonshme në menaxhimin e punëve të qytetit dhe rritjes së identitetit kulturor dhe emancipues të tij.
Duke i cilësuar të rinjtë si promotori i zhvillimit të Korçës, Mero përcolli mesazhin që të mos gjykonin politikisht, por me objektivitet për një Korçë me perspektivë. Gjatë bashkëbisedimit me studentët, Mero foli për rritjen e mjediseve kulturore, artistike në Universitet sikurse janë bibliotekat, forumet dhe aktivitetet së bashku me intelektualët dhe njerëzit e dijes në rritje të emancipimit të të rinjve.
Ndër të tjera, kandidati i PD-së Mero ngriti shqetësimin e rrezikut të mplakjes së qytetit, pasi të rinjtë largohen për mungesë të mundësive dhe punësimit./atsh/
/Shqiptarja.com