Kandidati për Kurbinin, Kolegji
rrëzon PD,në garë i dorëhequri Biba

Kandidati për Kurbinin, Kolegji<br />rrëzon PD,në garë i dorëhequri Biba
TIRANE -  Kolegji zgjedhor vendos të lërë në garë kandidatin Altin Biba për bashkinë e Kurbinit. Në këtë mënyrë duke rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike, që kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ që nuk mori në konsideratë dorëheqjen e kandidatit Altin Biba dhe regjistrimin e kandidatit Ilir Pjetraj, Kolegji vendosi të lërë në garë kandidatin e dorëhequr Altin Biba.

Përfaqësuesi ligjor i PD në kolegjin zgjedhor Ivi Kaso pas vendimit të organit suprem të zgjedhjeve tha se vendimi i Kolegjit nuk mund të kundërshtohet, por aktualisht jemi në kushtet kur nuk respektohet vullneti i subjektit zgjedhor dhe i kandidatit i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Kandidati Altin Biba konfirmoi në një bisedë telefonik për A1 Report se nuk mund të bëhet pjesë e kësaj gare, pasi ka dhënë dorëheqjen në vullnet të plotë, dorëheqje kjo e parevokueshme. Altin Biba thotë se gara në këto kushte është krejtësisht e pabarabartë ndërsa kanë mbetur vetëm dy javë fushatë zgjedhore.

Një ditë më parë PD iu drejtua sërish Kolegjit me kërkesën e ankimore për këtë çështje. Në themel të këtij ankimi ishte kërkesa për rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror, i cili la në fuqi regjistrimin fillestar të kandidatit Altin Biba për këtë bashki duke mos pranuar dorëheqjen e këtij kandidati.

PD i kërkonte Kolegjit regjistrimin e kandidatit Ilir Pjetraj, i cili u regjistrua në KZAZ e Laçit me datën 13 maj, pas kërkesës për dorëheqje të Altin Bibës.

Demokratët e bazonin kërkesën e tyre në faktin se ky regjistrim është bërë brenda afatit kur partitë politike mund të verifikojnë ose ndryshojnë të dhënat mbi kandidaturat. Ndërkaq mësohet gjithashtu se pjesë e trupës së Kolegjit që do të shqyrtojë këtë çështje janë Valbon Cekrezi i cili do të jetë relator , dhe gjyqtarët Gjinovefa Gaba, Andi Civici, Edlira Petri dhe Kliton Spahiu.

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara