Kandidatja e PS në Gjirokastër: Synojmë 3 mandate, të rinjtë ta përdorin politikën për të shprehur shqetësimet e tyre, të mos i qëndrojnë larg

Kandidatja për deputete e PS në qarkun e Gjirokastrës, Kjara Adhami u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të përfshihen në politike, të jenë pjesë e saj dhe e vendimmarrjeve në mënyrë që ta përdorin atë si mjet për t'i çuar gjërat para dhe sjellë një zhvillim më të madh për politikat që ndiqen për to. Adhami tha se sa më larg që të rinjtë t'i qëndrojnë politikës, as më larg do u rri politika atyre që më pas do të reflektohet në mungesë programesh dhe politikash të ndjekura për rininë.

"Arsyeja kryesore në aplikova në platformën 'Deputet që duam' se të rinjtë duhet të angazhohen në politikë, jo të gjithë duam të bëhemi politikanë, por ta përdorimin politikën si një mjet për t' çuar gjërat përpara. Sa më larg të rinjtë t'i qëndrojnë politikës aq më larg politika qëndron nga ata. Platforma e  PS ishte shumë e mirë pasi ftoi të rinjtë të japin kontributin e tyre dhe ta shfrytëzojnë atë si hapësirë dhe mundësi për të ndryshuar gjërat", tha Adhami.

E renditur në vendin e 6  e fundit në listën e Gjirokastrës, Adhami tha se kjo nuk përbën asnjë shqetësim për të, ndërsa shtoi se PS synon të marrë në këtë qark 3 mandate.

"Fakti që jam në një pozicion jo të favorshëm, për mua kjo nuk është një shqetësim kryesor, pozicionin nuk e zgjedh unë, por do thoja që jam me shumë fat që jam pjesë e kësaj skuadre fantastike që është në Gjirokastër dhe po punojmë drejt një objektivi që janë marrja e 3 mandateve në këtë qark", tha Adhami.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut në OKB

Presidenti Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut në OKB