Futi dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurt të qarkut të Tiranës, Alibeaj: Na e detyron ligji, do të dorëhiqen

Futi dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurt të qarkut të Tiranës, Alibeaj: Na e detyron ligji, do të dorëhiqen

Enkelejd Alibeaj

Përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj e gjen ‘fajin’ te ligji për strategjinë e tij për të përfshirë familjarët në listat e sigurta.

Në një reagim në lidhje me lajmin e Shqiptarja.com, Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’. Më tej, ai shton se ata do të dorëhiqen.

Postimi i Alibeajt:

LISTA TË HAPURA 100%!

Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t'u dorëhequr pasuri.

Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur.

Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!

VO: … unë e di sa u lodha t'i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!

Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.

Vajza e dytë, Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari. 

 


Lajmi kryesor:

Enkelejd Alibeaj i 'Djathtas 1912' kandidon familjarë në zgjedhjet e 11 majit! Fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës


Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Porti i ri tregtar në Durrës/ Rama: Do ketë krahun ushtarak të NATO-s, jemi shumë afër finalizimit të mbështetjes financiare

Porti i ri tregtar në Durrës/ Rama: Do ketë krahun ushtarak të NATO-s, jemi shumë afër finalizimit të mbështetjes financiare