Kandidon për anëtar të Gjykatës së Lartë/ Panda: Dosjet 'stok' i shqetësojnë të gjithë, të nisim nga emergjencat gjyqësore

Kandidati për anëtar të Gjykatës së Lartë Ilir Panda deklaroi gjatë intervistës përpara KLGJ se kandindon për këtë post për të qenë afër interesit publik. Ai ceku edhe problemin e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë, duke theksuar se puna për zgjidhjen e tyre duhet të vazhdojë me profesionalizëm, duke nisur fillimisht nga emergjencat gjyqësore dhe më pas te ndarja e çështjeve.

"Karriera ime ka filluar në hetimin e veprave penale dhe pastaj në Ministri të Drejtësisë në administratë publike. Gjatë gjithë kësaj kohe aktiviteti im është shoqëruar në disa punë shkencore dhe aktualisht vij nga jeta universitare, në një universitet privat.

Mendoj se eksperiencat që kam në fusha të ndryshme ku kam punuar, do jenë ndihmuese edhe në aktivitetit gjyqësor. Kandidoj pasi është më afër interesit publik dhe lidhet ngushtë me të drejtat e njeriut. Objektivat janë të përgjithshëm dhe të përveçme, vlerat, standardet dhe rregullat e etikës profesionale.

Gjykata e Lartë ka eksperiencë të mëparshme të sigurt për punën për të çuar më para punën për zhvillimin e aktivitetit gjyqësor. Objektiv për një gjyqtar të Supremes është ajo problematik që është problemi i shumë dosjeve të mbledhura në Gjykatë të Lartë. Me profesionalizëm puna duhet të filloj, ndërsa rrugët për t’i zgjidhur duhet të shikohen. Në objektiv janë edhe marrëdhëniet me Këshillin e Lartë Gjyqësor, në marrëdhënie profesionale e institucionale.

Eksperienca në mësimdhënie, puna në Ministrinë e Drejtësisë, puna në grup e më gjerë. Element janë disa veprimtari që janë pjesëmarrja në bordin e akreditimit të arsimit të lartë, dhe pjesëmarrja si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Roli i parë i GJL është roli që i jep Kushtetuta si dhe roli që i jep praktikës gjyqësore. Duhet të jetë bindëse dhe detyruese për gjykatat më të ulëta dhe për vetë palët në procese. Mendoj që përmes veprimtarisë së saj të bindi palët pjesëmarrëse, që për të shkuara atje, t’u mbushet mendja anëtarëve të GJL, që çështjet kanë rëndësi të madhe.

Stoku i dosjeve i shqetëson të gjithë. E kam studiuar dhe për mua një kontribut i GJL është për të vënë në funksion gjithçka. Fillimisht duhet filluar me emergjencat gjyqësore, më pas ndarje të çështjeve, përmes ndihmësve ligjor, të cilët me këtë angazhim mund të bëjnë riorganizim duke e bërë punën në një mënyrë të tillë.

Njeriu gjithë jetën ka plot dilema, ndërsa unë prirem të mos e lërë veten deri aty por nuk i kam shpëtuar. Kam pasur disa dhe një ndër to ishte zgjedhja midis sektorit publik dhe atij privat. Zgjidhja që bëra ishte e suksesshme", u shpreh Panda.

Ilir Panda


Lajmi kryesor:

Zhbllokimi i Gjykatës së Lartë/ KLGJ i nis Metës emrat e tre gjyqtarëve të rinj! Stoku me 35 mijë dosje, kandidatët: Problem emergjent


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'