‘Kanë frikë të bëjnë foto me ne se i heqin nga puna’, Kryemadhi: Ndjejmë revoltën e njerëzve! Do të ndalim shpopullimin, do t'i krijojmë mundësi të rinjve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë Nr. 1 në Tiranë. Kryemadhi gjatë takimit është fokusuar pikërisht tek rinia shqiptare dhe familjet e reja, si edhe në rëndësinë e qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ajo tha se një ndër prioritetet e programit është pikërisht ndalimi i shpopullimit si dhe krijimi i ambientit të duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.

“Është një kënaqësi për ne kur shikojmë që bashkimi i forcave, por edhe i vlerave dhe integritetit njerëzor është tepër i rëndësishëm dhe kjo është një nga arsyet që ne sot ndihemi më të fuqishëm.

Ne sot jemi në ‘Ali Dem’, në Njësinë nr. 1 në Tiranë, por gjeografia e tavolinës tregon angazhimin e të gjithë strukturave tona, por sigurisht është edhe angazhimi kryesor i yti Etion, që për hir të së vërtetës është jo vetëm një sjellje, një grupi i ri i të rinjve dhe të rejave të Njësisë nr.1, por edhe e shumë individualiteteve të reja që janë tepër të domosdoshëm, jo vetëm për një parti politike, por për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Mendojmë që ka ardhur koha që të krijojmë hapësira dhe mundësi njerëzve për tu shprehur, për të qenë vetvetja dhe për të diskutuar për problematikat që ata kanë.

Ne na ndajnë vetëm 51 ditë nga 25 prilli, ku ne do ti kërkojmë njerëzve të drejtohen drejt kutive të votimit. Ajo që ne shikojmë, revoltën njerëzore dhe qytetare është goxha e madhe, sepse janë ata që sot po paguajnë më shumë taksa. Shumica e shqiptarëve e ndiejnë peshën e dhunës ekonomike, të varfërisë që ia ka prekur ata.

Ndaj, angazhimi i profesionistëve të rinj që kanë energjinë, pozitivitetin dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri, sepse një pjesë e mirë e programit tonë fokusohet pikërisht te familjet e reja. Për ne është shumë e rëndësishme që familjet e reja jo vetëm të konsolidohen, por edhe të rriten këtu në Shqipëri dhe një nga prioritetet kryesore për ne është ndalimi i shpopullimit dhe t’ju ndalojmë ju që të mos ikni nga vendi dhe për këtë ne duhet të krijojmë ambientin e duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.

Këtu ka ndodhur një absurditet që hiqen nga puna inxhinierët, hiqet profesionistët dhe kush merret? Dhe pastaj thonë që punë ka, por s’ka profesionistë. Shumë inxhinierë po largohen nga Shqipëria, shumë prej tyre që marrin diplomat për inxhinieri largohen nga vendi, për arsye se edhe kemi një rrudhje të shkollave të inxhinierisë. Madje, me duhet t’ju them që kam takuar disa inxhinierë nga Librazhdi, të cilët punonin inxhinierë në puset e naftës, ndërkohë që në vendin tonë ata mund të kishin mundësi që të ishin jo vetëm njerëzit më të paguar, por të ishin edhe njerëzit më pranë familjeve të tyre, pranë fëmijëve të tyre. Ndaj ne duhet të krijojmë hapësira pa fund për profesionistët tanë, të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistët e ardhshëm në mënyrë që të mos kemi këtë varfëri që po i vjen Shqipërisë.

Sepse kjo është një strategji që e shikoj unë dhe cila është ajo? Që, vidhe, varfëroje dhe pastaj nënshtroje.”, tha ajo.

Kryetarja e LSi-së gjatë fjalës së saj përmendi faktin se sa herë shkon për të diskutuar rreth problemeve të ndryshme të pronarëve të bizneseve ata i kërkojnë mos të bëjnë fotografi pasi kanë frikën e gjobës.

Sipas saj LSI më 25 prill do t’i heqë frikën e qytetarëve për të shkuar në kutinë e votimit.

“Megjithatë unë mendoj që pesë prioritetet kryesore të LSI-së janë shumë të thjeshta. Puna e drejtpërdrejtë për njerëzit, sepse ata nuk kërkojnë të marrin përfitime të pamerituara, ata kërkojnë vetëm që tu jepet haku që i takon, tu jepet mundësia për të punuar, tu jepet mundësi për të jetuar këtu. Sepse shikoni se çfarë kohe kemi këtu.”, tha ajo.

“Ne po diskutonim edhe pak më parë, që duke hyrë nëpër biznese të ndryshme, duke takuar njerëz, ata janë të gatshëm të afrohen, të na thonë problemet e tyre por, ‘vetëm fotografi mos na bëni’, - thonë -, se tani vijnë dhe na gjobisin edhe thjesht me një fotografi.

Prandaj për LSI-në 25 prilli është një mision shumë i fortë për t’u dalë për zot këtyre njerëzve, për t’ua hequr frikën dhe për ti çuar në kutitë e votimit. Unë jam e bindur që çdo ditë e më shumë do të vijë duke ndryshuar, çdo ditë e më shumë njerëzit do ta kuptojnë, çdo ditë e më shumë njerëzit edhe do ta ndiejnë ndryshimin.

Njerëzit kryesorë, apo ata që e ndiejnë më shumë është administrata publike, sepse janë ata të cilët vendosen përballë presionit dhe përgjegjësisë. Është ajo që tregon dhunën që ushtrohet nga përgjegjësit e tyre. Mua dje më kanë dërguar disa mesazhe se si ndaj tyre ushtrohet presion psikologjik.

Ne e kemi kuptuar shumë mirë që vërtet aty ku janë vendosur nën presion njerëzit për të firmosur, ua kanë lënë nga një kleçkë, ua kanë lënë nga një gozhdë, ua kanë lënë ‘gozhdën e Nastradinit’ në shkresat e tyre. Kështu që, kjo është mëse e dukshme.

Megjithatë unë mendoj që pesë prioritetet kryesore të LSI-së janë shumë të thjeshta. Puna e drejtpërdrejtë për njerëzit, sepse ata nuk kërkojnë të marrin përfitime të pamerituara, ata kërkojnë vetëm që tu jepet haku që i takon, tu jepet mundësia për të punuar, tu jepet mundësi për të jetuar këtu. Sepse shikoni se çfarë kohe kemi këtu.

Një nga pikat tona kryesore është që tu bëjmë thirrje të gjithë njerëzve tanë kudo që i kemi për tu organizuar  për të ardhur dhe për të qenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.”, tha Kryemadhi.

 

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?