
I njohur për batutat e tij në çdo vizitë në terren, nuk kanë munguar as ato mes Ramës e Veliajt gjatë menaxhimit të krizës në Tiranë. Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vizituan familjen Sina në Sauk e cila ka përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës, si familje e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri la edhe një porosi, rrethimin me kangjella të shkallëve dhe parvazit të shtëpisë, për të qenë e sigurt për më të vegjlit, të cilët sapo kishin hyrë në shtëpinë e re. Kujdesi për çdo detaj, nga qiratë 100% gjer tek banesat sociale, shpesh dhe me humor, ka dëshmuar një menaxhim si kurrë më parë të situatës pas fatkeqësisë.
Menjëherë, punonjësit e ndërmarrjeve bashkiake morën masat dhe kangjellat u vendosën dhe u lyen. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Edi Rama, i cili sërish me humor, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale publikoi dhe foton përkatëse, ndërsa shkruante: “U tha u vu, u tha u ly. Bravo Lal!”

Postimi i kryeministrit Edi Rama
Lajmi kryesor:
MOBILIZIM/ Miratohet qiraja për një vit për të prekurit nga tërmeti në Lezhë! Meta në Armathë: Prioritet vlerësimi i dëmeve








