Kanoçja, ose konvertitori që eksitoi dhe kulturoi shqiptarët! Esencë-Report Tv

Si u përhap kanoçja menjëherë nëpër Shqipëri dhe përse e kishin në shtëpi edhe ata që e mbronin regjimin dhe kundërshtonin perëndimin? Saimir Maloku, ish inxhinier elektrik, tregon në Esencë eksperiencën e tij për ndërtimin e kanoçeve, pajisja magjike që lidhi shqiptarët e para viteve 90 jo vetëm me perëndimin. Esencë nga Eljan Tanini në Report Tv, çdo të premte e dhe të diel, ora 21:00. 

Eljan Tanini: -Si ndodhi, përse, nga kush, për çka u krijua kanoçja e famshme shqiptare? 

Saimir Maloku: -E ndërtova kanaçen e famshme për të kapur sidomos stacionet e huaja. Kanoçet i krijuam si një shpikje humane, ajo ndodhi sepse baba im mbeti i paralizuar dhe ai do të rrinte në shtëpi. Baba ka qenë njeri i angazhuar në ndertimin e veprave me rëndësi për kohën 

Eljan Tanini: -Kur ju arrestuan?

Saimir Maloku: -Më 13 maj 1976, me urdhër të diktatorit komunist unë u arrestova në një sallë kinemaje në prani të qindra vetëve, me akuzën si bashkëpunëtor i agjenturës angleze dhe i perëndimit. Kam shoqëruar një turist anglez në Tiranë. Dom Shtjefën Kurtin donte ta takonte një herë një turist anglez, turist nga ata që shoqëroja unë krejt rastësisht. Jam dënuar me 8 vjet e 9 muaj burg. Me turistët e huaj këmbeja pullat me rrobat. Kanoçja termin e saj shkencor e ka konvertitor, nga VHF në UHV me një transistor. Qeveria e kohës kishte bllokuar valët duke lënë çdo gjë nën kontroll, vunë edhe zhurmues. Pushtetarët e lartë i shikonin programet e huaja, ne jo. Kanoçja nga unë është krijuar diku mes vitit 1970, kam shfletuar edhe literature. Atë kanoçe e kam bërë si fillim vetëm për babain tim, ai ishte i paralizuar, televizioni shqiptar kishte orar të kufizuar për veprimtarinë televizive shqiptare. Babai ishte i paralizuar, kanoçen e krijova për ta ndihmuar atë, që mos mërzitej. Të huajin, turistin, në ato vite e çova me dorën time te priftërinjtë. 

Eljan Tanini: -Si e krijove kanaçen? Me cilat mjete? 

Saimir Maloku: -Konvertitori, ose kanoçja u krijua me transistor, rezistenca, konstator. Televizorëve që vinin nga jashte ua hiqnin bllokun uhf, i merrte sigurimi për veten e tij dhe të tjerë njerëz të rëndësishëm të kohës. Ishte ora 11:30 e natës kur doli RAI 2 në televizor në shtëpinë tone. Në shtëpinë time bëhej radhë e madhe për ta marrë këtë pajisje tashmë të re për kohën. Shtëpia ime ishte dikur atje ku është sot Tregu Çam, radhë e madhe për kanaçen e famshme të televizorit. Kjo ishte shpikja më e madhe që lidhi Shqipërinë me Perëndimin. Nisën survejimet shumë shpejt, fqinjët na spiunonin po ata që hanin bukë te ne, po ata njerëz i kishin fryrë fjalët kur na spiunonin. 
Një ditë kur kam kaluar te Shallvaret, Ramiz Alia më tha: -Të jesh krenar në jetë që atë ditë nuk e lë popullin e Tiranës të hynte në Bllok. Sepse atë ditë ne nuk donim që të vritej populli shqiptar. Kam dalë përpara turmës për të shkuar te Sheshi Skënderbej. Ramiz Alia më tha: -Më vjen keq që disa njerëz si puna jote kanë bërë burg.
Dikujt në Burgun e Burrelit i bëra lavazh sepse u vetëhelmua. Kanoçja e famshme kushtonte gati në 3 mijë lek. 
Shokët e mi axhustatorë i bënin edhe më simpatike kanocet, unë në fund bëja montimin. Brenda përmbanin transistor, rezistenca dhe  konstator të bëra me tel. Për shokët e mi kanoçet i bëja për 1 mijë lek, pas vitit 1972 nisën të vinin shumë televizorë. Të gjithë radioteknikët e Tiranës e kishin praktikë krijimin e kanoçes së famshme. Kanoçja kapte Rai 1, Rai 2 dhe Jugosllavin që jepte filma pornografike. Te antena kisha vënë dy tuba, antena uhf dhe vhf me dimenisione te vogla, dilte sinjali i mrekullueshëm. Te Blloku nuk kishte sinjal se ishte gropë, te ne ishte shumë i mirë sinjali, atje ku është sot Tregu Çam.

Shtëpia ime u bë qendër për Shqipërinë dhe Perëndimin. Inxhinierët teknikë të rretheve e përhapën këtë teknikë. Edhe te dosja e kam të shkruar këtë fakt të kanoçes. Kanoçja lidhej pas televizorit, atje ku është pjesa 12 volt. Kishte rrezik po ta merrje 12 volt nga televizori, të zinte korenti, kanoçja ushqehej nga bateritë. Kapte vetëm stacionet mes Italisë dhe Jugosllavit, greku kishte sistem tjetër për t’u shfaqur në ekranin tonë. Tv shqiptar ishin 625 reshta. 

Rezistuan gjatë kanoçet, deri pas vitit 1992, deri kur erdhën tv e rinj në vend. Kam përdorur 50 tranzistorë af 139, më vonë dolën bf 200, mfr 90-91. Edhe Pippo Baudo e mori vesh për kanoçet që kishim krijuar ne. Kam takuar edhe Papën e Romës, Papa Voitilën. Në birucë të Burrelit kam qendruar 200 ditë nëntokë, Dega e Punëve të Brendshme. Biruca ishte e ngushtë 2 me 1 m2. Kam dalë nga aty shumë rrallë, sytë e mi shkuan -3, jam dënuar për agjitacion dhe progagandë. Kam hyrë 73 kg në birucën e Burgut të Burrelit, dola nga atje 43 kg.

E.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arku: 28/05/2024 11:52

    Une jam nje nga tekniket e asaj kohe qe beja me dhjetra kanoce per njerez te ndryshem,por nuk e dija se kush i kishte bere per here te pare. Une per veten time do te ju jepja juve dekoraten me te larte qe ka presidenca.E cuditshme ishte se shume vete qe porosisnin ato ishin kuadro te larte te asaj kohe. Une vete u kam bere kanoce oficereve te larte, mjekeve,sekretareve te partise drejtore ndermarjesh e shume te tjereve. Me kujtohen transistoret AF239,BF272 qe vinin me pikatore ne magazine dhe duhej urdher i posacem ti terhiqje. Shume respekt per Saimirin. Megjithese jam pak me i ri se ai do kisha dashur te pi nje kafe me te.

    Përgjigju
  • Iris: 28/05/2024 04:02

    Ne /kanace/ nuk kishim,por tim ate kishte mbeshtjelle me leter alumini nje shkop te gjate nga ata te kornizave te perdeve, e mbante te shtrire siper mbi bufe ku nuk dukej dhe e kishte lidhur me nje tel me TV e ne kete menyre, me kete lloj /antene/ shikonim boten.Shqipot ne ate kohe do te benin cdo gje per t'ja arritur qellimit, se ishin te etur per pak liri e per te pare pak bote me sy te cilen nuk lejoheshin as t'a shkelnin me kembe,as t'a shikonin ne TV.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli: Hezbollahu ka lëshuar 5 mijë raketa drejt nesh që nga fillimi i luftës

Izraeli: Hezbollahu ka lëshuar 5 mijë raketa drejt nesh që nga fillimi i luftës