Kryeminstri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga kantieri i këndit ‘Dua të luaj’, në qytetin e Elbasanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se ky kënd do të jetë një hapësirë moderne prej 22 mijë m², me fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për çdo moshë.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e këndit “Dua të luaj”, në Elbasan, një hapësirë moderne prej 22 mijë m², dme fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë, familje dhe të moshuar, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Komente













Per ate te bekuar in bypass do behet gje se me shume po jetojme ne Bradashesh duke pritur ne trafik se sa ne shtepi. Nuk e kam kuptuar kurre se pse punet ne Shqiperi nisen nga fundi?! Behet pallati, pastaj kanalizimet, pastaj merret leja. Fillohet biznesi, pastaj merret leja. Behet autostrada, pastaj behet (nese do behet), bypassi. Ç'kuptim ka perfundimi i koridorit VIII, nese i gjithe fluksi i mjeteve do i duhet te hyjne ne Elbasan?! Behet fjale vetem per 10-15km rruge.
PërgjigjuPo pra e mbushi Tiranën me Kulla betoni pa kënde lojrash e hapsirë publike...,pa rrugë e trotuare për qarkullim normal të përditshme...,edhe i bie të shkojmë nga Tirana në Elbasan me lujt???!!!
PërgjigjuE keni vene re se nuk ka komente kur lajmet jane pozitive e qe sjellin mireqenien ne dobi te shoqerise???!!!
Përgjigju