Kaos në aeroportin e Rinasit, 'Blue Panorama' vonon fluturimet me 8 orë, qytetarët denoncojnë në Report Tv/VD
Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar në Report Tv një situatë kaotike në aeroportin e Rinasit, për shkak të vonesave të fluturimeve nga kompania ‘Blue Panorama’. Fluturimet janë shtyrë me 8 orë, duke lënë qytetarët në pritje.
Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar në Report Tv një situatë kaotike në aeroportin e Rinasit, për shkak të vonesave të fluturimeve nga kompania ‘Blue Panorama’.
Në denoncimin e qytetarëve thuhet se kompania ka vonuar fluturimet deri në tetë orë drejt Bergamos, Milanos dhe Malpensas. Mësohet se fluturimi drejt këtyre destinacioneve ishte parashikuar në orën 06:30, por nuk është nisur ende. Gjithashtu, edhe fluturimi drejt Bergamos ishte parashikuar në orën 11:45, por qytetarët vijojnë të presin në aeroport.
Report Tv sjell video nga aeroporti, ku qytetarë të shumtë janë në pritje të fluturimit prej orësh, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar qytetarët e irrituar nga kjo situatë, pasi ata nuk kanë marrë zgjidhje nga punonjësit e kompanisë fluturuese.
Kompania ka shfaqur vonesa edhe në fluturimin nga destinacionet italiane drejt vendit tonë. Një qytetare denoncoi në Report Tv një vonesë prej tetë orësh në fluturimin nga Bergmano drejt Tiranës, ndërsa dihet tashmë se kjo nuk është hera e parë që kompania 'Blue Panorama' shfaq vonesa në fluturime, duke shkaktuara situata të pakëndshme te shumë qytetarë.
“Përshëndetje, unë jam Malvina, që të dielën në orën 14:15 do të udhëtoja nga Bergamo në Tiranë, e kanë shtyrë për në orën 21:00, por avioni është nisur në orën 21:30, pra tetë orë me vonesë. E njëjta gjë po ndodh edhe sot, udhëtimi ishte planifikuar në orën 11:45, por po nisemi në orën 16:00”, denoncimi në Report Tv nga një qytetare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i bashkohen fushatës kundër kancerit të gjirit
4 Tetor, 16:38
-
Analiza e Fatos Çoçolit: Kombi më fluturues i Ballkanit Perëndimor?
1 Tetor, 18:37
-
Prostitucion dhe lojëra fati, arrestohen në aeroportin e Rinasit 3 kinezë, nën hetim një 17-vjeçar
12 Shtator, 12:02
-
Mbi 571 mijë pasagjerë në Rinas në 2 javët e para të gushtit
16 Gusht, 14:51
-
Vjedhja e bagazheve nga punonjësit e aeroportit në Rinas, policia kërkesë koncesionarit: Vendos kamera në zonën e imbarkimit
13 Gusht, 12:01
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thyen një tjetër rekord në korrik 2024
2 Gusht, 18:43
-
Rritja e numrit të udhëtarëve në Rinas: Leje 3 ditë para për të ulur charter-in
17 Korrik, 16:38
-
Kreu i Shoqatës së Turizmit: Rinasi aeroport ballkanik ndërkombëtar, po ridimensionon turizmin!
11 Korrik, 14:54
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thyen rekord me mbi 1 milion pasagjerë brenda muajit
3 Korrik, 18:52
-
1 Qershori vjen me atmosferë festive për fëmijët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
1 Qershor, 18:11
-
Fatos Çoçoli: Do zgjasë mrekullia e Rinasit?
30 Maj, 16:37
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
A ka kompani tjera o njerez pse e merrni perseri kur e dini qe nuk esht korrekt me oraret
Përgjigjuju lutem beni review ketu, eshte nje turp i vertete qe kjo kompani vazhdon e operon akoma :( https://www.tripadvisor.com/Airline_Review-d8729037-Reviews-Blue-Panorama-Airlines
Përgjigjuakoma nga rinasi i bini?! po ja ku e keni shkupin shme me mire dhe me lire.
PërgjigjuNa i ka borxh Fatos Nano r***** kete pune..ai e dha ne koncension e tani paguajm biletat per Itali,Gjermani sikur po udhtojm per ne USA.
Përgjigju