TIRANE-Kompania “Blue Panorama Airlines” ka reaguar pas kaosit të krijuar me fluturimet ajrore drejt Italisë ditën e sotme. Qytetarët denoncuan në Report Tv se kompania ka vonuar fluturimet mbi 8 orë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Në reagimin për mediat “Blue Panorama Airlines” pranon kaosin e krijuar, ndërsa thotë se gjithçka ka ndodhur për arsye të një problemi teknik dhe se ishte i domosdoshëm zëvendësimi i avionit.
Shprehim keqardhjen e t'ju kërkojmë ndjesë për vonesat që ndodhën gjatë fluturimeve sot. Për arsye të një problemi teknik që nuk varet nga vullneti i operatorit, e për ti dhënë pasagjerëve tanë siguri e konfort në fluturim, ishte i domosdoshëm zëvendësimi i avionit i destinuar për të operuar këto fluturime. Kompania jonë ka aktivizuar në mënyrë të menjëhershme të gjitha burimet e nevojshme teknike dhe ekonomike me kosto disa herë më të larta duke gjetur zgjidhje alternative për të përmbushur detyrimin ndaj pasagjerëve, duke siguruar operimin e fluturimit në kohën më të shkurtër të mundshme me një tjetër avion të tipit Boeing 767 me 300 vende i cili operon fluturime ndërkontinentale. Theksojmë që gjatë pritjes në aeroport pasagjerëve i është ofruar suport.
Deklarata e plotë e “Blue Panorama Airlines”
Kompani fantazem..cmimet ne maje..sherbimi 0 Kjo eshte blue panorama.
Përgjigju