Lojtari i Ballshit me COVID/ Kaos para ndeshjes Bylis-Tirana, por takimi do të luhet

Një situatë kaotike është krijuar në Ballsh para takimit Bylis-Tirana që është i vlefshëm për javën e parë të Superligës pa ndërprerjes për shkak të koronavirusit. E gjithë situata vjen për faktin se ditën e djeshme një futbollist i Bylisit rezultoi pozitiv me koronavirus.

Pak çaste para se të nisë ndeshja në stadiumin e Bylisit është paraqitur titullari i shëndetit publik i cili ka kërkuar që ndeshja të mos zhvillohet.

Përkundër këtij mendimi kanë qenë delegate ndeshjes Besnik Çela si dhe drejtuesit e ekipit të Bylisit, duke krijuar në këtë mënyrë një përplasje, që nuk dihet se si do të zgjidhet. Këta të fundit kërkojnë që të zbatohet protokolli i miratuar, i cili thotë se në rast se një lojtar del pozitiv duhet të karantinohet vetëm ai, ndërsa titullari kërkon që ndeshja të mos zhvillohet.

Ndeshja është parashikuar të nisë në orën 17:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Ndizet drita jeshile, Bylis-Tirana do të luhet, ja formacionet

Ka dritë në fund të tunelit. Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës e programuar për në orën 17:00 do të luhet.

Pak çaste para fillimit të sfidës në stadium mbërriti një përfaqësues i autoriteteve shëndetësore që kërkoi që ndeshja të mos zhvillohej, për shkak se dje një futbollist i Bylisit rezultoi pozitiv, por pas këmbënguljes së drejtuesve të klubit ballshiot dhe delegatit Besnik Çela skuadrat kanë zbritur në fushë.

Dy trajnerët kanë zgjedhur këto lojtarë për këtë takim: BYLISI: Miraka, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Peposhi, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Mocone. Trajner: Veljko Dovedan

TIRANA: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Muçam Doka, Batha, Celhaka, Torasa, Kale, Kobinah dhe Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Deputeti shqiptar si asnjë tjetër, udhëton me autobus në kohë koronavirusi (FOTO+VIDEO)