Kaosi në Kakavijë, PDIU: Kohë e mallkuar për shqiptarët, koha kur: “Pirati bëhet Papë”

Kaosi në Kakavijë, PDIU: Kohë e mallkuar për shqiptarët, koha kur: “Pirati bëhet Papë”

Shpëtim Idrizi

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka deklaruar se gjendja kaotike në pikën kufitare të Kakavijës, ishte e paralajmëruar më herët, pasi kjo situatë përsëritet çdo vit në muajin gusht.

Sipas tyre, "prej dy dekadash pikërisht në çdo muaj Gusht, emigrantët shqiptarë përballen me racizmin, ksenofobinë e shtetit grek, që i trajton qytetarët shqiptarë si qytetarë të dorës së dytë, me cinizëm e racizëm." PDIU shkruan se "Ministria jonë e Jashtme duhet të kërkojë urgjent ndërhyrjen e Kryetarit të radhës së OSBE-së, të lërë pushimet në Dhërmi e të angazhohet me palën greke për zgjidhjen e krizës humanitare".

Më tej ata shtojnë se ministritë përkatëse duhet të kishin reaguar përpara se situata të shkonte në këtë gjendje.

"Kjo është koha e mallkuar që jetojmë ku “Pirati bëhet Papë”

PDIU reagon me forcë për situatën katastrofike humanitare të krijuar prej disa ditësh në kufirin me Greqinë, e cila kulmoi sot me humbjen e jetës së një fëmije nga autoambulanca e një shteti rrumpallë që dhe kur bën sikur të vjen në ndihmë më shumë shton kaosin.

Radhë të gjata kilometrike, njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, ujë, ushqime e shërbim mjekësor, që duken sikur janë refugjatë të zonave në luftë, turpësisht për të gjithë ne janë në territorin shqiptar.

Prej dy dekadash pikërisht në çdo muaj Gusht, emigrantët shqiptarë përballen me racizmin, ksenofobinë e shtetit grek, që i trajton qytetarët  shqiptarë si qytetarë të dorës së dytë, me cinizëm e racizëm.

Fatkeqësisht në këtë kohë të mallkuar që po jetojmë, shteti rrumpallë i Rilindasit autokrat është si gjithmonë inegzistent.

1. Ku është Ministria e Brendshme që e di prej vitesh që në Gusht ka fluks të shtuar në pikat e kalimit kufitar?  Ky shtet rrumpallë, me kohë duhet të merrte masat për të shtuar bashkëpunimin dhe sportelet me palën greke.

2. Ministria e Shëndetësisë duhet të kishte marrë masat në pikat kufitare, por edhe në qytetet kryesore që të hapnin vendet e dedikuara për bërjen e testeve COVID-19 vetëm për emigrantët.

3. Ministria jonë e Jashtme duhej me kohë të komunikonte me palën greke për këtë situatë, që do të ishte e tillë si çdo vit, duke shtuar dhe situatën e Covid- 19.

Ministria jonë e Jashtme duhet të kërkojë urgjent ndërhyrjen e Kryetarit të radhës së OSBE-së ,të lërë pushimet në Dhërmi e të angazhohet me palën greke për zgjidhjen e krizës humanitare.

Shteti rrumpallë i paaftë i Ramës është si gjithmonë inegzistent në raste emergjencash e fatkeqësish.

Kjo është vërtetë një kohë e mallkuar për  shqiptarët, koha kur: “Pirati bëhet Papë", shkruan PDIU.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wee: 16/08/2020 05:27

    Pirati behet pape e thane prej kti hsbeli stambolli, nuk kakuptim....shqiptaret trajtohen kudo si qytetare te kategorise se dyte sidomos nga shteti shqiptar

    Përgjigju
  • Koalicione: 15/08/2020 17:54

    Bej koalicione me dulen dhe bej sikur te vin keq.na keni hapur barkun

    Përgjigju
  • O tej: 15/08/2020 17:22

    Gjalle je o Peshtim i doganave koha jote ka mbaru me kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK