Policia britanike ka ndaluar 11 emigrantë shqiptarë, pasi u futën ilegalisht.
Shqiptarët, 3 nga të cilët nën moshën 18-vjeç u futën në Britani nga Belgjika duke u fshehur në një kamion mallrash.
Por plani nuk shkoi sipas parashikimeve deri në fund, pasi u arrestuan sapo zbritën në tokën britanike.
Tre të rinjtë shqiptarë nën 18 vjeç u dërguan në institucionet e shërbimeve të kujdesit social, ndërsa një është arrestuar, pasi ishte me precedent penal.
Tre adoleshentët, së bashku me 8 të tjerët do të riatdhesohen në Shqipëri duke u akuzuar për kalimin të paligjshëm të kufirit.
Autoritetet britanike kanë ndaluar edhe dy rumunë si të dyshuar për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com