Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 12 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se lënda narkotike është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin kamion tip Reno me targa AA 655FF në portin e Durrësit.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit shtetasi, Hamdi Nderjaku, 51 vjeç nga Shijaku, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

"Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar 12 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar në flagrancë shtetasin: Hamdi Nderjaku 51 vjeç, banues në Shijak", njoftoi policia.

 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)