Uniformat blu të policisë së Dibrës dhe Beratit kanë sekuestruar bimë narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, si dhe kanë vënë në pranga 7 personat e përfshirë në trafikimin e tyre.

Konkretisht, në Dibër janë prangosur Renato Lazri 18 vjeç, Vilson Lleshi 20 vjeç, Denis Gjikola 19 vjeç dhe Bledjon Lila 19 vjeç. Në dalje të qytetit të Peshkopisë në automjetip tip “OPEL” me targë DR 0641 E iu gjet një qese plastike brenda së cilës kishte nje sasi lënde me ngjyrë të bardhë, e dyshuar si lënde narkotike e llojit kokainë me peshë  totale  prej 8.4 gram.

makina diber droge

Në Berat, ndërkohë, është finalizuar me sukses operacioni “MYSAFIRI” ku janë prangosur  Edmond Kajo, 47 vjeç, Gjergji Laçka, 29 vjeç dhe Aleko Çela, 52 vjeç. Në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në automjetin tip BMW me targë AA 645 IU, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 20 gr lëndë narkotike e llojit Heroinë, të cilën ata do ta shpërndanin në Berat.

Redaksia Online 
(shqiptarja.com)