2 shqiptarë janë arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut në Tetovë pasi në makinën me të cilën udhëtonin u është gjetur drogë.

Policët kanë ndaluar automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare dhe brenda një gome rezervë që ndodhej në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 3 pako marijuanë me peshë 3 kg.

Në pranga ranë drejtuesit dhe pasagjeri i mjetit.