Një gomone rreth 8 m e gjatë me 1 ton kanabis është ndaluar në afërsi të brigjeve italiane nga Guardia di Finanza.
Në prangat e policisë kanë rënë 2 shqiptarë në inicialet A.Dh. vjeç 51 dhe E. A. vjeç 25. Operacioni ka ardhur falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me Guardia di Finanza dhe me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex.
Ka qenë Policia shqiptare që ka sinjalizuar homologët italianë për një mjet të dyshimtë lundrimi në drejtim të Italisë.
Njoftimi i policisë së shtetit:
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit mes dy Policive, Shqiptare dhe asaj Italiane.
Pasditen e djeshme u ndalua dhe sekuestrua një gomone rreth 8 metra e gjatë.
Gomonia drejtohej nga dy shtetas Shqiptarë me inicialet A.Dh. vjeç 51 dhe E. A. vjeç 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.
Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

(Gomonia e ndaluar nga Guardia di Finanza)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com