DURRËS - Thuajse në çdo gjimnaz janë të njohur "të fortët" e shkollës, të cilët krijojnë "pozitë" në rrethet e tyre shoqërore, si persona rebelë që lënë orët e mësimit apo edhe shkaktojnë rrëmujë kur qëndrojnë në klasë. Por një 16-vjeçar nga Shënavlashi i Durrësit i kishte kaluar limitet. I riu me inicialet E.Z, nxënës në klasën e 10 në shkollën e mesme "Besnik Hidri" u arrestua nga policia e Durrësit pasi qëlloi me qytë pistolete një nxënës tjetër të po kësaj shkollë. Është shqetësuese se si një 16-vjeçar lëvizë me armë.

Denoncimin për këtë ngjarje e ka bërë në polici, vetë adoleshenti i dëmtuar, një 16-vjeçar me inicialet Sh.M. Ai ka deklaruar pranë bluve të qytetit bregdetar se kishte pasur një konflikt për motive banale me të riun tashmë të arrestuar dhe pas sherrit në afërsi të shkollës, E.Z e ka qëlluar me qytë pistolete të tipit EKOL, e cila ishte pa leje.
 
Por jo vetëm kaq. Edhe pse nuk ka mbushur moshën 18-vjeç për tu pajisur me leje drejtimi, 16-vjeçari lëvizte me një makinë tip Fiat pa targa, aty ku ju gjet dhe sekuestrua pistoleta.

pistoleta durres
Pistoleta e sekuestruar
 
"I forti i shkollës" pak kohë më parë ka qenë edhe në shërbim prove, pasi në 24 mars të 2015-ës, në bashkëpunim edhe me disa nxënës të tjerë, kanë çarë gomat e makinave të mësuesve të tyre në shkollën "Besnik Hidri".

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)