LEZHË-Policia ka vendosur në pranga një të kërkuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.
 
I arrestuari është Ndue (Vitor) Perjaku 48 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali.
 
Gjykata e Trevizos në Itali  e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale "Pjesëmarrje në organizata kriminale" dhe "Favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni" ndërsa pritet që të ekstradohet për të vuajtur dënimin. 


dy.b/shqiptarja.com