TIRANE - Policia e Shtetit ka publikuar një video të regjistruar nga kamerat e trupit të efektivëve, ku duket momenti kur një shofer është kapur nga radari me 118 km/orë, duke parakaluar nga korsia e djathtë e autostradës. Pasi i bën shenjë për të ndaluar, polici e njofton shoferin se do ti tërhiqet leja e drejtimit për tejkalim të normave të shpejtësisë. Shoferi shprehet i habitur kur polici e njofton se ishte me 118 km/orë, duke thënë "Me sa më ka kapur"
DIALOGU POLIC-SHOFER
Polici: Përshëndetje, si je? Si kalove?
Polici: Arsyeja e ndalimit, keni kryer një parakalim të gabuar nga korsia e djathtë, dhe të ka kapur radari me 118 km/orë.
Polici: Mund të shoh pak dokumentet, të lutëm?
Polici: Zotëri do dalin në Komision, do të tërhiqet Leja e Drejtimit për tejkalim të normave të shpejtësisë, konstatuar nga radari. Ke dhe xhamat e zinj, të veshur me qese dhe gjobën për parakalimin e gabuar në korsi të djathtë.
Qytetari: Me sa më ka kapur, me 118 km/orë?
Polici: Po.
Polici: Urdhëro … Nëse ke ndonjë pretendim për shkeljen, ke këto dy rreshtat për të deklaruar. Nëse s’ke, emër, mbiemër firmë. Ky është printimi i radarit.
Qytetari: Lejen e Drejtimit do e mbani ju?
Polici: Po, Patentën e mbajnë ne, e dorëzojmë te Komisariati, Lejen e Qarkullimit e merr ti.
Qytetari: Me çfarë do shkoj unë atje? A më lejohet të shkoj me këto letra?
Polici: Afati për të qarkulluar është vetëm sot. Nga destinacioni ku je këto, deri në momentin që do të arrish në destinacionin ku je nisur për të shkuar.
Qytetari: Vetëm sot. Për sa duhet të dalë, brenda 10 ditëve?
Polici: Mbas 5 ditëve do paraqitesh te Policia Rrugore. Mirupafshim.
Qytetari: Mirupafshim.
/Shqiptarja.com