Kapitulli i njërës palë është zgjidhja politike për bashkimin e demokratëve, zgjidhjet e tjera janë manovra politike! 

Kapitulli i njërës palë është zgjidhja politike për bashkimin e demokratëve, zgjidhjet e tjera janë manovra politike! 

Zgjidhja e problemit të PD është sigurisht vetëm politike dhe kështu do të jetë! Në fakt nuk kam pretenduar ndonjëherë se zgjidhja e problemit të PD do të jetë politike dhe jo juridike, sepse është subjekt politik e rregullohet përmes rregullave juridike dhe nuk është produkt i drejtësisë. Përkundrazi, në vendet demokratike politika e drejtësia janë të ndara duke përjashtuar rastet kur kjo e para shkon tek e dyta për të zgjidhur mosmarrëveshjet! Ka rast kur drejtësia troket tek dera e politikës, kur kjo ka tejkaluar kompetencat e saj.

Nuk po e etikoj si krizë situatën e PD, sepse palët kanë bërë zgjedhjet e tyre duke e mohuar ex ante  ekzistencën e njerëz palë nga një palë tjetër dhe anasjelltas! Gjërat mes palëve kanë shkuar në ekstrem për shkak të qëndrimeve, luftës dhe po ashtu edhe linjës politike që kanë zgjedhur të qëndrojnë në llogore. Basha ka zgjedhur linjën pro amerikane, euroatlantike dhe kjo linjë s'mund të pranojë si palë ose bashkëpunëtor Berishën. Gjithashtu në fillim palët që kanë zgjedhur Berishën duket se nuk ju intereson asgjë tjetër përveç se ky i fundit si lider real ndonjëherë e shpesh imagjinar. 

Në këto kushte zgjidhja është politike, por mbi nocionin e kapitullimit. Pra, palët kanë luajtur politikisht me nerva duke pritur që pala tjetër në llogore të dorëzohet pa kushte! Siç e kam thënë edhe më parë, kanë zgjedhur të luajnë poker All In, o gjithçka e të gjitha ose asgjë! Megjithatë, në disfavor sigurisht është Berisha për shkak të situatës së tij duke pasur kundër SHBA e UK e në fund edhe probleme me drejtësinë shqiptare duke i dhënë një situatë të re atë të "Arrestit shtëpiak". 

Situata e re e Berishës e ka tranzuar grupimin e Rithemelimit duke vënë në dilemë të ardhmen e tij politike. Thirrjet Bocit për bashkimin e demokratëve dhe e Bardhit me anë të nocioni të gjerë "Federativ". Po çfarë mesazhi politik kanë qëndrimet e Bardhit dhe Boçit?
1. Nuk besojnë më në lidershipin e Berishës e po kërkojnë t'a tejkalojnë atë si problem politik
2. Thirrja e Bardhit për federatë nën kupton faktit se ky ka kapitulluar në shpresën e tij për të marr drejtimin e PD si logo dhe sigël dhe propozon diçka më të gjerë për të mos mbetur jashtë, por për të hyrë në lojë brenda nocionit opozitar dhe të Djathtës
3. Kërkojnë të përligjin edhe Bashën në vorbullën e politikave të tyre ngaqë me situatën e re të Berishës ata mund të kenë sinjale se PD zyrtare ka indicie reale për t'u kthyer e për t'u rritur si forcë politike në atë nivel sa nuk do të ketë nevojë për asnjërin nga grupimi i Bardhit apo Rithemelimi.

Po kush është rruga që ka zgjedhur Basha? Sigurisht Basha nuk ka zgjedhur asnjërën nga këto rrugë të mundshme që nenvizova më sipër! Vetë hedhja e Bashës tregon faktin se ai po distancohet edhe nga diskursi i këtij realiteti politik. Basha nuk shpreson as nuk pretendon asnjë formë bashkimi me këta dy grupimet, por ka zgjedhur rrugën e tij politike dhe po pret kapitullimin e tyre politik. E kam thënë dhe e rithem dy janë personazhet në konflikt dhe dy janë liderët më të fortë brenda PD, Basha dhe Berisha. Në luftën mes tyre ai që do të dal fitues do të fitojë gjithçka dhe ai që do të humb do të humb çdo gjë! Koha është sigurisht në favor të Bashës për shumë arsye e shumë faktorë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 10/01/2024 10:26

    VO: Avokati A.Daci ka të drejtë.LuliBasha do jet Kr.PD në vazhdim: 1.Luli zbatoi porosinë Amerikane për ta nxjerr NOKAUT SB NGA POLITIKA pas 33 vitesh fatkeqsi Kombëtare për vëndin dhe PD-në..! 2.PD e Lb është pro PERËNDIMOR,Ndaj ka mbështetjen e Tyre për të qënë OPOZITË në vazhdim..por do vazhdoi gjatë në Opozitë me berishizmin pengesë si MALI TOMORRIT,Shpifs kampion bote..! 3.Lb po qëndron inaktivë derisa të marri VULËN E SELINË,SHQUP..dhe mirë bën..! 4.Lb duhet të dali haptë se çka bër me Sb në qeverisje e opozitë nën diktimin e Sb..sidomos për 21 janarin..se kush e dha urdhrin për të vrarë 4 protestuesit.. 5.Sb VDIQ PËRFUNDIMISHT POLITIKISHT..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës