Kapshticë, fsheh kanabisin në
dyshemenë e makinës, arrestohet

Kapshticë, fsheh kanabisin në<br />dyshemenë e makinës, arrestohet
KAPSHTICË-Policia Kufitare ka sekuestruar mëngjesin e kësaj të shtune 76 kg kanabis sativa, në Kapshticë. Si posedues i kësaj lënde narkotike është vënë në prangat e policisë një 45-vjeçar. 
 
Ronald Galea, 45 vjeç, banues në Maltë është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin kamionçinë tip "Ford", me targa HBQ412.
 
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë.
 
Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Konkretisht në pjesën e dyshemesë të këtij mjeti, u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 76 pako me peshë 39 kg lëndë të dyshuar si narkotike kanabis sativa.
 
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
 
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” .

[gallery]21311[/gallery]
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar