KORÇË –  Doganierët grekë sërish kanë shkaktuar radhë në pikën kufitare të Kapshticës. Ndërsa një pjesë e emigrantëve shqiptarë po kthehen në vendlindje, radha në këtë pikë kufitare është rreth 1 kilometër. Shkak për këtë situatë është bërë  ulja e sporteleve nga pala greke.
 
Doganierët grek punojnë vetëm me dy sportele, ndërsa në anën shquptare po punohet me 4 sportele. Kjo situatë përsëritet çdo vit dhe sidomos në periudhën kur emigrantët shqiptarë në Greqi kthehen në vendlindje për të kaluar disa ditë pushimi me familjarët e tyre.  

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)