KAPSHTICË-Policia Kufitare ka e sekuestruar këtë të premte 79 kg kanabis sativa në Kapshticë.
 
Si posedues i kësaj lënde narkotike, është vënë në prangat e policisë një 41-vjeçar nga Tirana.
 
Ardian Dula u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip kamion të markës “Scania” me targa AA579ON dhe rimorkio me targë TR7326K.
 
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë.
 
Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
 
Konkretisht në brendësi të tubave të cilat mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan tuba të tjerë me ngjyrë portokalli, brenda të cilëve u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 79 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.
 
Nga hetimet e kryera rezulton se 41-vjeçari i mësipërm, kishte si destinacion Turqinë.
 
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
 
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë..

[gallery]21497[/gallery]