Pas ankesave të Mirela Karabinës, se ajo dhe ekipi i saj u ndanë të pakënaqur me kushtet dhe me pritjen që iu bë në Kosovë, kanë reaguar pronarët e Hotel “Pashtrikut”, ku ata qëndruan në Gjakovë.
Mediat kosovare raportojnë se, sipas pronarëve të hotelit, ankesa nuk pati nga asnjë prej më shumë se 150 mysafirëve që ishin pjesë e këtij seminari.
“Sa kanë qenë, kurrgjë. Prej juve po dëgjojmë që ka pasur ankesa”, ka thënë njëri nga pronarët e hotelit.
Ndërsa për dhomën ku kishte qëndruar Karabina, ai thotë se nuk ishin të informuar paraprakisht nga organizatorët e seminarit që ta akomodonin në bazë të pozitës përfaqësuese që ajo kishte.
Disa ditë më parë u bë publike një letër zyrtare e Mirela Karabinës, në të cilën shprehej pakënaqësi e saj në lidhje me akomodimin e ofruar gjatë ditëve që ajo ndenji në Gjakovë për seminarin Seminarin e XIII, i organizuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës, i cili u mbajt nga data 1 deri më 4 gusht, “Për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë”.
Sipas Karabinës, akomodimi nuk ishte në nivelin e saj.
/Shqiptarja.com