Skafi pëson defekt në motor dhe përplaset me shkëmbinjtë në Karaburun, shpëtohen 7 turistët dhe kapiteni! Ndërhyn roja bregdetare, i sjell në triport (VIDEO)

VLORË- Pushimet për 7 turistë për pak kanë përfunduar në mënyrë tragjike.

7 turistët dhe kapiteni kanë rrezikuar që të mbyten në shpellën e Haxhi Alisë, pasi skafi me të cilin po udhëtonin ka pësuar një defekt teknik e për pasojë është përplasur me shkëmbinjtë.

Fatmirësisht Roja bregdetare ka ndërhyrë dhe duke sjellë skafin në Triport, e duke bërë që kjo ngjarje të mos përfundonte tragjikisht. 

"Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues.  Turistët kishin dalë për lundrim në Karaburun me një mjet tip skaf, por skafi ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Triport, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, kanë gjetur mjetin lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport. Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë", njofton Policia.

1626956431_1626955932SKAF1.jpg

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak