Karaj: Presidentin e ri do e 'zgjedhë' SHBA! Haklaj: PS synonte që nga PD të vinte emri i Majlinda Bregu! Krashi: Do zbulohet të premten

TIRANË- Të shtunën socialistët do të votojnë në Kuvend presidentin e ri dhe juristi Leonard Karaj është i bindur që do jetë një emër që do vij nga SHBA ose të paktën që do ketë miratimin e Amerikanëve. Për të konfirmuar këtë, Karaj solli në vëmendje rastin e Kosovës dhe presidentes Vjosa Osmani.

"Presidenti do jetë një propozim i ambasadës amerikane, duke qenë se kemi hequr dorë nga një lloj sovranitetit dhe duke qenë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kosovë, më parë ziheshin Thaçi dhe Mustafën, shkuan dhe zgjodhën Vjosa Osmanin që kishte mbaruar shkollën në Kosovë.  Do jetë një njeri që nuk është pjesë e politikës, në mos një zgjedhje direkte, do ketë një pëlqim absolut i ambasadës. Ajo që ka ndodhur deri më tani në parlament, ka qenë spektakël për të na mbajtur ne të gjallë, regjisor ishte Rama, ndërsa personazhi i keq ishte Alibeaj", tha juristi Leonard Karaj.

Një emër që ka qenë shumë pretendent, ish-deputeti i PD-së Azgan Halkaj tha se socialistët kërkonte që nga demokratët të vinte emri i Majlinda Bregut, por kjo nuk ndodhi. Ai thekson se socialistët kanë kërkuar që kandidaturën ta marrë nëpërmjet propozimit të të djathtëve

 "PS kërkonte nëpërmjet PD që të kalonte emri i Majlinda Bregu. PD nuk coi kandidaturë se Balla e shkeli marrëveshje, PS nuk e ka moralin që të zgjedhje e vetme presidentin, prandaj do hyjë shba, prandaj Rama po përpiqet që të zgjidhë një të djathtë, dhe ka kërkuar që kandidaturën ta marrë nëpërmjet propozimit të të djathtëve", tha Haklaj.  

Socialisti Lavdrim Krashi tha se gjasat janë që kandidatura të mësohet që të premten në darkë.

"Mund të jetë një nga 67, por edhe një përtej tyre, të premten në darkë do e kemi një emër me gjumë gjasa", tha Krashi.

Duke e pasur të vështirë të jetë një emër, gazetari i Lexo.al, Flogert Muça tha se ajo që është e sigurt është se do të jetë grua dhe për këtë ka dhënë edhe arsye.

"Duke njohur Edi Ramën kontravers, të parashikueshëm, që ka qejf marketingun, por edh etë lërë gjurmë dhe të mbetet në Histori, do jetë një grua se do e shesë mirë, por edhe të mbetet në histori si presidentja e parë grua", tha Muça.                      

Të premten Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë në orën 17:00, ku pritet që të diskutohet për emrin e kandidatit/es për presidentin e ri të vendit. Më pas pritet që të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku do të diskutohen emrat, për të kaluar në votim. Ditën e shtunë, 4 qershor ora 18:00 të zhvillohet raundi i katërt. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale