I nderuar zyrtar!

Vettingu në drejtësi e polici ishte emergjencë, nisi e bëri mirë. Vazhdoi e bëri mirë.

Por sot përse duhet të vazhdojë karantinën?

Më shumë se 70 % e popullatës, i është rikthyer normalitetit, punës.

Ka nga ata që kurrë nuk u shkëputen por veç i hoqën nga puna duke i lënë dhe në rrugë.

Shumicën e personave në këto foto i kam dhe të njohur për shkak të punës, por disa edhe miq.

Për të gjithë ju kam një apel publik.

Bëhuni serioz e guximtar, Covid është i rrezikshëm por jo aq sa ju të ndaloni vettingun.

Dilni në zyrë, sallë, merrni e jepni vendime.

Vërtet disa nga ju jo të gjithë dhatë gjysmë page për ata që ende punojnë, në fakt e kaluat në llogarinë e shtetit por sot është momenti të reflektoni.

Ju keni kushte pune me hapësira, salla me mbi 50 m2, keni karrige komode e me distancë shoqërore.

Ju nuk shkoni në punë me këmbë as me autobus, por me makina komode shofer shoqërues.

Ju jeni të mirëpaguar, ndaj s’ka më kuptim të fshiheni pas Covid-19.

Keni që në 10-12 Mars që keni stopuar.

Disa prej jush thoni që s’ju lë akti normativ i qeverisë të punoni!!!

Po a s’ishte kjo qeveri që vettingun e kish kalë beteje?

Nëse vettingu qëndron në karantinë, po ata që punojnë?

Mjek

Policë

Gazetarë

Tregtarë

Prodhues

Furrtar

Peshkatarë

Marinarë

Pilotë

Shoferë

Gra burra e vajza në fasoneri

Truprojat tuaj?

E sa e sa shumë shqiptarë punëtor të mirë e të ndershëm.

Ose fundja jepini dhe online vendimet por mos bllokoni vettingun.

Në të kundërt, dilni i thoni publikut që vettingu ishte anulim loje.