Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, deklaroi gjatë një konference të zhvilluar në Romë, se mesazhi i Papa Françeskut gjatë vizitë në Shqipëri, do të jetë që t'i tregojë popujve sesi mund të bashkëpunohet edhe kur ka realitete të ndryshme.
Kjo deklaratë u bë gjatë një konference të realizuar në Romë, nismë e ambasadës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë.
E ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhërit Sovran të Maltës, Majlinda Dodaj tha se organizimi i këtij takimi synonte t'i jepte përgjigje pyetjes se përse Papa zgjodhi të vizitojë Shqipërinë? Ati i Shenjtë kërkon, të tregojë solidaritet dhe inkurajim për popullin shqiptar. Mbi të gjitha Papa Françesku dëshiron që permës lutjes të kujtojë viktimat
e regjimit komunist. Qëndrimi ndaj komunitetit katolik kishte për qëllim goditjen e traditës së gjatë dhe tolerante të vendit për t'i hapur rrugë ideologjisë së re dhe agresive komuniste.
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, Kardinali Pietro Parolin duke nënvizuar harmoninë mes feve në vendin tonë u shpreh se Papa Françesku do e vizitojë Shqipërinë për t'i treguar popujve të tjerë që mund të bashkëpunohet. Gjatë fjalës në konferencë, ai tha se me vizitën në 21 shtator Papa Françesku ka dashur të nënvizojë vlerësimin e Tij për bashkëjtetesën paqësore mes besimeve të ndryshme në vend.
Ne fakt Shqipëria, tha ai, e cila me pak se dy vjet më parë celebroi 100 vjet pavarësi, në mozaikun ndërfetar, që përfaqëson fytyrën shpirtërore të kombit, komuniteti katolik ka një përfaqësim diskret, ku nuk i kalon 15 % të popullsisë, por në të njëjtën kohë është i vendosur të ofrojë një dëshmi të dashurisë.
Sipas Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kisha në Shqipëri ka kontribuar në mënyrë bujare në bashkimin e Kombit, edhe përmes martirizimit dhe vuajtjeve. Në të të njëjtën kohë, ajo ka gjetur hapësira të plota dhe gatishmërinë në dialog dhe bashkëpunim për të mirën e shoqërisë dhe të vendit, nga ana e tre komunitete të tjerë tradicionale të besimit: ortodoksët, myslimanët dhe bektashinjtë. Do të ishte e vështirë të kuptohet lindja e Shtetit modern shqiptar pa vullnetin e besimtarëve të besimeve të ndryshme për të jetuar në paqe dhe për të bashkëpunuar për të mirën e përbashkët, me të drejta të barabarta shoqërore, politike dhe fetare".
E ngarkuara me punë, në ambasadën shqiptare në Vatikan tha se "Me kontributin e disa komuniteteve fetare Shqipëria është një prej rasteve unike të një vendi me besime të ndryshme fetare në të cilat të gjithë anëtarët e shoqërisë, duke përfshirë komunitetet fetare janë edhe mbështetësit e integrimit të saj në Bashkimin Evropian".
Në këtë takim shkencor, ishin të pranishëm edhe perfaqesues të tjere të kishës katolike, të komunitetit shqiptar në Itali, profesorë të së drejtes kishtare dhe njerez te artit.ATSH
/Shqiptarja.com