Ka nisur në Ivrea në Torino, festa e karnavaleve. Dita e parë e festimeve i ka takuar betejës me portokalle. Më shumë se 11 mijë ton portokalle, në duart e 8000 pjesëmarrësve në betejë, kanë argëtuar mijëra të tjerë që kanë pritur me padurim paradën, e cila ngriti siparin e karnavaleve historike që datojnë në shekullin e 12-të.

Karnavalet e Ivrea-s janë një ngjarje unike ku historia dhe legjenda ndërthuren për ti dhënë jetë një feste mjaftë popullore dhe me vlera te forta simbolike, gjatë së cilës komuniteti vendas dhe jo vetëm, përkujton episode nga tirania mesjetare përmes më shumë se 100 personazheve historik.

"Beteja e portokalleve", një traditë që ka marrë formë sidomos për të simbolizuar gjakun e derdhur gjatë revolucioneve, është bërë ikona e karnavaleve të Ivrea-s. Karnavalet zhvillohen përgjatë tri ditëve dhe tërheqin me mijëra vizitorë që rrezikojnë të shndërrohen në shënjestra dhe goditen me frutin ekzotik.